Connect with us

Aktualitet

Aspak i shqetësuar! Del foto e parë e Laert Haxhiut nga burgu në Greqi

Është publikuar ditën e sotme për herë të parë fotoja e të shumëkërkuarit Laert Haxhiu.

Laert Haxhiu, i lindur në Lushnjë, u arrestua në muajin maj në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji

Laert Haxhiu rezultonte i shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha por shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti. Ky i fundit është nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes dhe një ndër emrat më të përfolur të krimit në vend.

Haxhiu është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Advertisement