Shkrime
Aspiratat e sëmuara të regjimeve fashiste serbe
Nga Skënder Mulliqi
Ne qe jemi tashmë gjeneratë më e vjetër, kemi përjetime hiç të mira me serbët. Shqiptarët mbijetuan falë shpirtit të lirisë dhe rezistencës, edhe pse historikisht u keqtrajtuan, u rrahën dhe u vranë ne burgjet serbosllave. Ata që “puthën zinxhirin e hekurtë dhe të egër serb” dhe lufta e fundit clirimtare, bën që ne sot të jemi të lirë. Shqiptarëve ju imponua të pranojnë prej shekujsh të kenë mbi supe kriminelet serb. Agresioni dhe kolonizimi ndaj shqiptarëve ishin dhe kane mbetur aspiratat e sëmuara të regjimeve despotike e fashiste serbe.
Prandaj, edhe sot kur kemi hyrë në epokën e re të cilës me sakrifica I kemi kontribuar, në Serbi është ringjallur ultranacionalizmi, i cili na ka shkaktuar gjithe keqijat që veshtire se mendja e shendoshe mund ti imagjinoje.
Lista e të këqijave serbomedha eshte e gjate dhe e tmerrshme. Është e qartë për të gjithë, se shqiptarëve iu janë aneksuar me dhunë territoret, popullësia dhe sovraniteti nga bota sllave, e cila serish është çuar peshë. Shqiptarët me nje unitet edhe me te madh, mund ti rifitojnë të gjitha këto, domethënë të arrijnë clirimin dhe bashkimin e tyre.
Rusia dhe Serbia po zhvillojnë një betejë të humbur të viteve 90’, një betejë të imponuar të nisur nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit, me Putinin dhe Vuqiqin në krye. Arritëm të mbetemi të pamposhur duke fituar luftën së bashku më aleatët tanë perëndimor dhe miqtë amerikan.
Sot, si forcat politike në pushtet ashtu edhe ato tjera patriotike duhet të bashkohen se kombi dhe atdheu janë në rrezik. Aleancat e vjetra janë duke parë si mundësi që ta kthejnë ndikimin e humbur nga Lufta e Ftoftë. Ofensiva hibride e Rusisë dhe Serbisë po shoqërohet me agression ndaj popujve të tjerë, duke përdorur edhe agresionin e propagandës për shpërlarje truri dhe shantazh. Millosheviqi ishte një autocrat, nacionalist ekstrem serb, që solli tragjedi më shpërbërjen e ish-Jugosllavisë.
Edhe Serbia e Vuçiqit po ecën rrugës së trazuar të Millosheviqit, duke u mbështetur në traditën dhe partneritetin strategjik më Rusinë dhe Kinën. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë janë të një natyre të veçantë, kanë rrënjë të thella historike, dhe e kot duket çdo përpjekje e botës perëndimore, që serbët të braktisin këtë aleancë. Me luftën në Ukrainë, Serbia po mendon se do marrë përseri Kosovën. Por Kosova nuk ka qenë dhe as që do të jetë kurrë më çështje e shtetit serb, se zëri i Serbisë ka shterruar përfundimisht në vitin 1999, kur edhe e humbën luftën më shqiptarët.
Serbia duhet të kujtojë së Kosova dhe shqiptarët janë sot shumë më ndryshe në krahasim me periudhën e 25 viteve më parë, dhe se sot do të jetë e pamundur që Rusia dhe Serbia të ndërrmarrin veprime agresive sic po mendojnë në raport me Kosovën liridashe.
Shtetet që dolën nga Jugosllavia e kaluan procesin e tranzicionit dhe po ndërtojnë gjithnjë e më shumë shtet ligjor e institucione demokratike, keshtu edhe Kosova. Serbia ka mbetur i vetmi vend i bastionit të etnonacionalizmit dhe klerofashizmit primitiv.
Në Serbinë e Vuçiqit është instaluar një proces revizionist, ku po rehabilitohen kriminelet e luftës. Në pushtetin e këtij shteti kemi komplet garniturën e atyre që kryen krime monstruze në Bosnje Hecegovinë dhe Kosovë. Neofashizmi është bërë platformë politike e shoqërisë serbe. Nuk ka vend për tu cuditur, kur dihet se çfarë gjendje eskaluese kemi sot në rajon, e pikërishtë nga ata njerëz të cilët shkaktuan luftërat e viteve 90’.
Çfare mund të pritet nga figurat opskurantiste e kriminale të Vuqiqit, Daciqit, Sheshelit, Nikoliqit e Vulinit të cilët promovuan dhe po promovijnë luftë, plaqkitje, dhunime, kallje pronash, vrasje macabre dhe cdo krim tjetër …?