Connect with us

Bota

Aspirina mund të jetë ‘çelësi’ i kurës për Covid-19: Shkencëtarët publikojnë videon

Pacientëve me koronavirus në spitalet britanike do t’u jepet aspirina si një provë për të zbuluar nëse ky ilaç i lirë mund të parandalojë mpiksjen vdekjeprurëse të gjakut në mushkëri. Disa studime kanë treguar se gati 80% e njerëzve që vdesin nga Covid-19, kanë trompozë, ose mpiksje gjaku në mushkëri, e cila parandalon lëvizjen e oksigjenit nëpër trup dhe mund të jetë fatale.

Shkencëtarët shpresojnë që holluesit e gjakut, si aspirina, mund të ndihmojnë në shmangien e mpiksjes shkatërruese që mund të çojë në vdekje. Nëse provohet të jetë efektive, do të ishte ilaçi i parë pa recetë që zbulohet se ka ndikim për koronavirusin.

Profesori Peter Horby, nga Universiteti i Oksfordit, i cili po shqyrton disa ilaçe dhe trajtime, tha se aspirina ishte shtuar në listën e tyre këtë javë.

“Aspirina është një ilaç shumë i disponueshëm, i lirë dhe nëse do të funksiononte, do të ishte një nxitje e madhe e trajtimit. Barnat kundër mpiksjes janë një zonë ku kemi pasur një boshllëk.”

 

 

Hulumtimi i botuar në fund të muajit të kaluar nga Universiteti i Maryland në SHBA zbuloi se pacientët me koronavirus që merrnin një dozë të ulët ditore aspirinë për t’u mbrojtur nga sëmundjet kardiovaskulare, kishin një rrezik dukshëm më të ulët të ndërlikimeve dhe vdekjes sesa ata që nuk e kishin përdorur për ndonjë arsye këtë ilaç.

Marrësit e aspirinës kishin më pak të ngjarë të vendoseshin në njësinë e kujdesit intensiv ose në intubim.

Sidoqoftë, për shkak se SHBA nuk ka kryer një provë për aspirinën, gjetjet janë vetëm vëzhguese dhe është ende e pavërtetuar nëse dhënia e aspirinës më gjerësisht do të ishte e dobishme.

Plazma e bërë nga gjaku i të mbijetuarve të koronavirusit përmban antitrupa të fuqishëm, të cilët mund të luftojnë sëmundjen. Britania po zhvillon provën më të madhe të plazmës së rikuperimit në botë dhe deri më tani ka regjistruar 3,000 pacientë, gjysmës së të cilëve do t’i jepet trajtimi.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *