Connect with us

Aktualitet

Astir/ Konviktore pisanjose kthehu në fshat

Një mënyrë e pazakontë komunikimi e banorëve të një prej pallateve në Astir, ka bërë të gjithë shkallën të mbesë pa fjalë nga gjuha e përdorur. Personi i cili ka ngjitur në hyrjen e murit një fletë A3 ka targetuar “konviktoren” duke e denigruar publikisht, por pa i përmendur emrin.

Përcjellësi i mesazhit ia bën të qartë se nëse e kap të lërë në pallat letra çokollatash, kafen apo ushqime që blen në market do ia hedhë mbi kokë ose do ia lërë në derë. “Kthehu në fshat nëse nuk bën dot ndryshe”, i thotë banori i shkallës vajzës të cilës dyshon se ndot ambientin publik.

Në lidhje ne këtë rast, ka patur edhe reagime nga banorët e pallatit të cilët shkruajnë se nuk është kjo mënyra e duhur për të komunikuar, por fare lehtë personi i ofenduar publikisht mund të gjendet duke hapur kamerat.

Vajza shkruan:

“Pershendetje. Doja te denoncoja nje raste te pahijshem,pasi ndodhemi ne nje kohe ku po luftojme kunder kategorizimeve te caktuara dhe bullizimit e ndersa ne nje nder pallatit e Astirit lexohet ky shenim ku personi qe e ka ven me nje gjuhe arrogante ofendon konviktoret dhe fshataret duke dhene shembullin me te keq te mundshem per femijet tane qe e lexojne.

Jam shume dakort qe duhet mbajtur paster ambjenti,por shume mire mund te vendoset nje kamer dhe te zbulohet se kush sepse ai qe e ka bere eshte nje individ dhe banor i pallatit vetem kaq. Po e ndaj ketu qe te reflektoje cdokush qe ka mendim te njejte me kete tekstshkuesin, faleminderit!”

Advertisement