Lifestyle

Astrologia Meri Shehu tregon çfarë do ndodhë në 21 dhjetor

Astrologia Meri Shehu ishte e ftuar sot në ‘Wake Up’ ku tregoi edhe shenjat më të favorizuara në këtë muaj festash.

“Muaji dhjetor do të jetë një muaj spektakolar, një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit. Dy planetë të rëndësishëm do të takohen në shenjën e Ujorit në datën 21.

Të themi një ndriçim i madh, qielli do ndriçojë për ne. Jupiteri dhe Saturni do të jenë shumë pranë njëri tjetrit dhe do të duket një yll i madh. Kjo ka ndodhur që në vitin 1226 dhe do ndodhë në 2400 më vonë, por është një ndikim i madh për shenjën e Ujorit. Ujori është një shenjë që ka të bëjë më të mirën ndaj njerëzimit, shkencën, të ardhmen. Mund të kemi një lloj ecurie të mirë. Dhjetori do të jetë shumë i mirë për Shigjetarët”, tha ajo.

Ndërsa shenjat më pak të favorizuara sipas Meri Shehut janë: “Duhet të kenë parasysh ato shenja që akoma ndihen disi më të bllokuar pse më të brishta, që mund të jenë dashët, gaforret, peshoret”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version