Connect with us

Horoskopi

Astrologia: Nëntori, muaji që do t’i vërë të gjithë në provë

Astrologia e njohur Chrysanthi Kalogeri  ka zbuluar parashikimin për muajin nëntor, dhe sipas saj, ky nuk është një muaj i zakonshëm… është muaji që do të na përballë me të kaluarën për të na çliruar nga ajo!

Pas stuhive emocionale të muajve të fundit, yjet më në fund po hapin rrugë të reja, por jo pa disa prova në mes. Mërkuri kthehet në prapavijë më 9 nëntor, duke sjellë vonesa, keqkuptime dhe kthime të papritura nga e kaluara që mund të na vënë në siklet deri më 29 nëntor.

Megjithatë, ky është një muaj i pastrimit shpirtëror dhe rimëkëmbjes financiare. Energjitë e tij na shtyjnë të përballemi me detyrimet tona, të mbyllim plagë të vjetra dhe të ndërtojmë një terren të ri për të ardhmen. Ndërsa Hëna e re më 20 nëntor do të sjellë ngjarje të papritura e kthesa të forta në fat.

 “Nëntori është një muaj që do të na zgjidhë problemet e së kaluarës. Është një muaj që do të zgjidhë disa nga problemet me të cilat jemi hasur kohët e fundit. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse në datat 9-10 nëntor, Mërkuri kthehet në prapavijë dhe mund të hasim disa pengesa, vonesa, të cilat mund të na vënë pak në siklet. Mërkuri do të ngelet në prapavijë deri në fund të nëntorit, 29 nëntor. Është një muaj ku duhet që të fokusohemi më tepër në sferën financiare. Nga ana tjetër mund të fokusohemi edhe tek detyrimet që kemi ndaj të tjerëve. Me Hënën e re që do të zhvillohet në datën 20 nëntor, do të kemi ngjarje të papritura, por edhe ndryshime të cilat në fillim nuk do të na pëlqejnë, por që më vonë do të na udhëheqin në rrugën e duhur. Nëntori na jep shanse që të përforcojmë pozitat dhe të zgjidhim çështje të së kaluarës”, tha astrologia Chrysanthi Kalogeri.

Dashi: Kjo javë dhe në përgjithësi i gjithë muaji nëntor ofrojnë kushte për të zgjidhur probleme që kanë të bëjnë me familjen, pronën ose me një mbështetje që kërkoni. Nëntori është muaji ku duhet që të fokusoheni në sferën financiare. Në pjesën e parë të muajit duhet që të fokusoheni për xhepin dhe të ardhurat tuaja. Pas datës 20 nëntor fokusohuni tek detyrimet që keni ndaj të tjerëve. Nga data 4 është një periudhë ku do të bëni shumë plane për të ardhmen, do të keni shumë udhëtime që ka për qëllim për punën. Gjithsesi është një periudhë ku favorizohet ndihma financiare, mbështetja dhe planet në lidhje me të ardhmen.

Demi: Muaji ju përket. Në radhë të parë Hëna e plotë e cila zhvillohet në datë 5 nëntor në shenjën tuaj kërkon që ju të fokusoheni tek vetja juaj dhe planet që keni për të ardhmen. I gjithë muaji sjell shanse unike në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës jeni në një fazë ndryshimesh, ku këto ndryshime mund të kenë të bëjnë me punën, marrëdhënien tuaj ose familjen, me ndryshime në akset kryesore të jetës suaj. Në përgjithësi duhet që të mbroni marrëdhëniet për të cilat jeni të interesuar dhe të fokusoheni në krijimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve të reja. Do të keni rikthimin e personave nga e kaluara.

Binjakët: Kjo javë, por dhe i gjithë muaji do të sjellë shanse unike në sferën tuaj financiare në sajë të punës që keni bërë, të përditshmërisë dhe një përgjegjësie që keni treguar në jetën profesionale dhe atë personale. Kujdes ju të lindurit në ditët e para të shenjës, një ndryshim do të vijë në këtë periudhë, ku mund të gjendeni në një punë të re. Pas datës 4 fokusohuni në marrëdhëniet dhe në bashkëpunimet tuaja. Evitoni konflikteve dhe provokimet e të tjerëve. Mund të jeni pak më introvertë duke filluar nga data 9 nëntor. Do i riktheheni të kaluarës. Gjatë nëntorit tregohuni pak më të tërhequr, kujdesuni për përditshmërinë dhe shëndetin tuaj.

Gaforrja: Kjo është një periudhë shumë pozitive sidomos për ju të lindurit në 10 ditëshin e tretë të shenjës. Do të keni përforcimin e një pozite ose të bashkëpunimi, kurorëzimin me sukses të një marrëdhënieje, por dhe biseda për krijimin e një marrëdhënieje personale ose që ka të bëjnë me një investim. Gjatë muajit fokusohuni tek përditshmëria juaj, e cila mund të jetë pak më shumë e ngarkuar se herët e tjera. Gjithashtu do ketë kthimin e disa personave nga e kaluara. Gjithashtu zgjidhjen e disa problemeve që kanë të bëjnë dhe me një investim.

Luani: Gjatë kësaj jave dhe përgjatë muajit duhet të jeni të fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me familjen tuaj, në çështje që ka të bëjë me sferën financiare. Disa nga ju gjatë kësaj periudhe do të kenë zhvillime të tilla të cilat mund të mos jenë shumë pozitive, por prej këtyre zhvillimeve ju do të dilni të fituar, në një farë mënyre. Do të vazhdoni që të jeni të preokupuar me ngjarje në familjen tuaj dhe ngjarje që kanë të bëjnë me jetën tuaj sociale dhe punën. Njëkohësisht do të jetë periudhë erotike, ku do të komunikoni me njerëzit tuaj nga e kaluara. Do të keni shanse shumë të mira që të udhëtoni dhe të vini afër të dashurve tuaj.

Advertisement