Sport
Atalanta dhe Roma ngecin në Europa League, tri pikë për Leverkusen dhe Liverpool
Europa League zhvilloi raundin e pestë të ndeshjeve në grupe. Duke nisur nga ora 18:45, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në Bergamo. Në Athinë, AEK-u u mund 0-1 nga Brighton, teksa në Gjermani Freiburgu nuk u kursye dhe mundi 5-0 Olympiacosin. West Ham fitoi në transfertë me TSC 0-1 me golin e Soucek në minutën e 89-të. Te tri pikët dolën edhe Marseille, Liverpool dhe Villarreal. Roma ngeci në barazimin 1-1 me Servette.
Në “Anfield Road” Liverpooli vendas fitoi 4-0 me LASK-un e Linzit për raundin e pestë në grupin E të Europa League, teksa edhe më herët e kishin siguruar kalimin në 1/8. Të kuqtë e Klopp dominuan ndeshjen duke shënuar dy gola me Diaz dhe Gakpo që në pjesën e parë. Salah në pjesën e dytë me penallti dhe sërish Gakpo në fundin e ndeshjes dërguan sfidën në 4-0. Liverpool me 12 pikë kryeson grupin, ndjekur nga Toulouse, Royale Union dhe LASK.
Rezultatet:
Në Bergamo, Atalanta dhe Sporting Lisbone barazuan 1-1 në grupin D të Europa League. Edhe pse të dyja skuadrat janë në 1/8 e eventit, sfida ishte e luftuar dhe Berat Gjimshiti luajti për 90 minuta. Dueli u zhbllokua me golin e Scamaccas për italianët. Sulmuesi lëshoi një “predhë” nga jashtë zone dhe në të 23 minutë befasoi gardianin Adan. Në pjesën e dytë Eduards barazoi për portugezët në të 56 minutë, me skuadat që ndanë nga një pikë. Atalanta me 11 pikë kryeson grupin dhe ndeshjen e radhës dhe të fundit e luan me Rakou në Poloni. Nga ana tjetër Sporting me tetë pikë mban vendin e dytë dhe luan kundër Sturm Graz në shtëpi për raundin e fundit.