Sport
Atalanta refuzon ofertën e Manchester United për Rasmus Hojlund
Manchester United është duke kërkuar me ngulm një sulmues qendror gjatë kësaj merkatoje verore.
Pas “jo-së” të Tottenham për ta lënë të lirë Kane të transferohet te “Djajtë”, Manchester United tashmë ka hedhur sytë nga sulmuesi danezi i Atalanta, Rasmus Hojlund.
Sipas raportimeve nga “Sportmediaset”, United ka ofruar 35 milionë euro për shërbimet e 20-vjeçarit, por zikaltërit e Bergamos i kanë refuzuar duke theksuar se nevojiten të paktën 50 milionë euro për ta lënë të lirë.
Në 32 ndeshje këtë sezon në kampionatin italian, Hojlund ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar 4 herë