Connect with us

Pinknews

Atdheu habit me deklaratën: Vajzat më duan për lek

Ish- konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina ka habitur me deklaratën e tij ku thuhet se pjesa më e madhe e vajzave të interesuara për të, në fakt realisht kanë më tepër për ‘xhepin’ e tij.

I ftuar në nje emision televiziv, Atdheu tha se dashuria e partneres nuk do të jetë kurrë njësoj si ajo e nënës dhe theksoi se nëse ato do të gjejnë më mirë, largohen menjëherë.

Ish-konkurrenti u shpreh se ishte i ndërgjegjshëm që vajzat e duan për para dhe e cilësoi si diçka të dhimbshme por të vërtetë,

“Unë jam i mendimit që si partnerja si gruaja nuk është e njëjta dashuri, sepse nësë gjejnë më mirë do të ikin, mami nuk ikën kurrë.  Në jetën e përditshme kjo gjë ndodhë sidomoa në ditët e sotme.

Shumicat qëndrojnë sepse jam mirë, kjo është shumë e vërtetë. E dhimbshme sepse është realitet.”- u shpreh ai.

Advertisement