Bota
Atentat e njëpasnjëshme ndaj Trump në fushatën zgjedhore, SHBA akuzon Iranin
Qeveria amerikane ka ngritur akuza kundër një iraniani në lidhje me një komplot të dyshuar për të vrarë Donald Trump përpara se ai të zgjidhej presidenti i ardhshëm.
Departamenti i Drejtësisë të premten ngriti një aktakuzë kundër Farhad Shakerit, 51 vjeç, duke pretenduar se atij i ishte kërkuar të “ngrinte një plan” për të vrarë Trump, shkruan BBC.
Qeveria amerikane tha se Shakeri nuk është arrestuar dhe se besohet të jetë në Iran.
Në një kallëzim penal të paraqitur në gjykatën e Manhatanit, prokurorët pretendojnë se një zyrtar në Gardën Revolucionare të Iranit e udhëzoi Shakerin në shtator të hartonte një plan për të vëzhguar dhe vrarë Trump.