Connect with us

Kronike

Atentat Fatjon Muratit, miku i Endrit Dokles, vdes banakierja, 6 të plagosur

1 viktimë dhe 6 të plagosur ka qenë bilanci i frikshëm i një atentati mafioz që tronditi mbrëmjen e sotme kryeqytetin në lokalin  që kishte shënjestër Fatjon Muratin mikun e Endrit Dokles në zonën e ‘Don Boskos’. Ka qenë lirimi i tij pak kohë më parë, çka dyshohet të ketë nxitur dy autorët me motor të qëllonin me breshëri kallashnikovi drejt lokalit të 32-vjeçarit duke vrarë në vend 60-vjeçaren Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin e Muratit si banakiere. Nga ngjarja e rëndë kanë mbetur të plagosur Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli. Si pasojë e masakrës, u dëmtua nga ciflat e xhamit edhe një 10 vjeçare, mbesa e viktimës e cila dëshmoi të gjithë masakrën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 lokalin e Fatjon Muratit në rrugën “Anastas Shundi” pranë xhamisë së Brrakës. Pas u arrestua në tetor të vitit të kaluar Fatjon Muratit iu sekuestruan të gjitha pasuritë, mes tyre edhe bar-kafeja që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të diele.

Objektivi ka qenë i qartë për dy autorët të cilët mësyjnë me shpejtësi marramendëse drejt lokalit të Fajton Muratit, por megjithatë ata qëlluan pa kriter duke i marrë jetën një të pafajshmeje dhe duke plagosur 6 të tjerë, të cilët aktualisht janë jashtë rreziku për jetën por në gjendje të rënduar psikologjike. Atentati mafioz mund të ketë ardhur si pasojë e të shkuarës së gjerë kriminale të 32-vjeçarit Fatjon Murati, miku i ngushtë i Endrit Dokles të përfolur shpesh për lidhjet e tyre me të shumëkërkuarin, Ervis Martinajn. Sapo ishte liruar nga qelia, Fatjon Murati ishte larguar nga vendi, në drejtim të Prishtinës por ende nuk bëhet e ditur saktë se ku mund të jetë vendndodhja e tij.

Kush është Fatjon Murati

Kujtojmë se Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Fatjon Murati, shënjestër i atentatit mafioz në ‘Don Bosko’! Burime: Disa ditë më parë u largua nga Shqipëria

Fatjon Murati ishte shënjestër i atentatit mafioz në lokalin në pronësi të tij në zonën e Don Boskos. Burime  bëjnë me dije se disa ditë më parë rezulton se Murati është larguar nga Shqipëria, ka ikur tranzit nga Prishtina në drejtim të një vendi tjetër.

Pasuritë e Fatjon Muratit, bar-lokali që u qëllua me breshëri plumbash ishte nën sekuestro prej tetorit 2022

Në tetor të vitit të kaluar, pas arrestimit u sekuestruan pasuritë e Fatjon Muratit. Mes tyre ishte edhe subjekti bar-kafe që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e kësaj të diele.

Pasuritë e sekuestruara

– Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.
– Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.
– Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.
– Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;
– Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe
– Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emer të shtetasit Y. M

Atentati te lokali në ‘Don Bosko’ në Tiranë, 5 të plagosurit morën plumba në gjoks, kokë dhe kofshë

Pesë personat që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri ka marrë plumb në gjoks, një tjetër ka marrë të shtëna në kofshë. Po ashtu një tjetër i plagosur është qëlluar me plumb në gjoks e në kokë, por fatmirësisht e ka kapur në sipërfaqe dhe nuk i ka prekur organet jetike.

Atentati te Don Bosko në Tiranë, identifikohet viktima! 5 të plagosur, vajza 10-vjeçare u lëndua nga ciflat e xhamave (EMRAT)

Viktima është Mimoza Paja ndërsa të plagosur janë 5 persona. Të plagosur kanë mbetur, Sahit Murati, Astrit Meraj,  Emanule Sala,  Ermir Bejuku dhe Genc Shohalli

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2023, rreth orës 21:05, në rrugën “Ananstas Shundi”, në lokalin në pronësi të shtetasit F. M., në rrethana ende të paqarta,  nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasja Mimoza Paja, rreth 60 vjeçe, banakierja e lokalit, si dhe janë plagosur shtetasit S. M., 50 vjeç, A. M.,42 vjeç, E. S., 47 vjeç, E. B., 45 vjeç, G. Sh., 55 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu është lënduar në dorë nga ciflat e xhamave, një e mitur 10-vjeçare.

Për hetimin e kësaj ngjarjeje është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Elbasan, Lezhë e Dibër.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në gjithë territorin ku dyshohet që mund të kenë lëvizur ose ku mund të fshihen autorët.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:05, është qëlluar me armë zjarri nga persona të paidentifikuar. Si pasojë e të shtënave ka mbetur e vrarë Mimoza Paja dhe janë plagosur 5 persona të tjerë që ndodhen në spital jashtë rrezikut

“Ka mbetur një vazjë 10 vjeç ë mitur.

Ndërsa Alket Shatro Zv drejtori i DVP Tiranë, konfirmoi se viktima ishte banakjere dhe se ngjarja ndodhi në një lokal në pronësi të Fatjon Muratit.

Po është e vërtetë, lokali është në proinarësi të një personi me precedent kriminal. Të shtënat ishin nga jashtë lokali. Nuk na rezulton të ketë pasur kundërpërgjigje për të shtënat. Nuk është plagosur personi që kishe në disponim lokalin.”- tha Alket Shatro.

Atentat në lokalin e mikut të Endrit Dokles! Kush është Fatjon Murati, u kap me bazë armatimesh në Tiranë! Dyshohet se organizoi atentatin me 3 të vrarë në Fushë-Krujë

Fatjon Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, të kapur nga policia më 13 korrik. Murati ka qenë duke lëvizur në një makinë të blinduar, me Indrit Doklen dhe kunatin e tij Gentian Ruçi. 32-vjeçari Murati ishte shpallur në kërkim nga Policia sepse efektivët kishin gjetur gjurmët e tij të gishtërinjve në kutinë e një arme, ditën kur u zbulua edhe baza e armatimeve në Tiranë, që i përkiste Kristjan Gjinit. Murati ka deklaruar se nuk ka lidhje me arsenalin e armëve, por sipas tij gjithçka është aksidentale.

Murati ka deklaruar para togave të zeza se njihet me Kristjan Gjinin dhe para disa kohësh i ka marrë makinën. Sipas tij, ai ka pastruar pjesën e pasme të makinës së Gjinit, ku ka lëvizur edhe ca kuti letre, tek të cilat dyshon se ka mbetur gishti, por ai ka thënë se nuk kishte dijeni se çfarë kishin brenda. Murati vijon të qëndrojë në burg, ndërsa Dokle dhe Ruçi janë liruar.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fatjon Muratit, emër i njohur i botës së krimit. Ai u lirua nga qelia para pak kohësh pasi në tetor të vitit të kaluar u kap për armëmbajtje pa leje ndërsa ishte në një makinë me Endrit Doklen.

Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.

 

 

Advertisement