Connect with us

Kronike

Atentat i dështuar/ Shënjestër ishte “Oti i Elbasanit”, tentoi ta vriste edhe Dumani

Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibejt dhe miku i tij Arsen Preçi janë arrestuar pasi ishin urdhëruar për të vrarë Elton Kilën, atentat që dështoi. Burime bëjnë me dije se ishin posedues të dyshuar të 3 armëve kallashnikov që u gjetën dje në makinën BMW X6, gati për ekzekutim. Në çantën tip marsup të sekuestruar nga policia ditën e djeshme janë gjendur dy dokumente të falsifikuara greke me identitetin e Arben Spahiut. Burime bëjnë me dije se shënjestër ishte Elton Kila, i njohur si Oti i Elbasanit, të cilin tentoi ta vriste edhe Nuredin Dumani në vitin 2022, me porosi të Suel Çelës. Mjeti tip BMW X6 që ishte i armatosur gjer në dhëmbë ka qëndruar për një kohë shumë pranë shtëpisë së Erjon Alibej, anëtarët e grupit të të cilit duket se ishin përgatitur për të goditur kundërshtarët e tij, mes tyre dhe Elton Kilën. Ndërkohë vetëm 20 metra larg ndodhej edhe shtëpia e Arsen Preçit, 44 vjeç. Ndërkohë Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i kapur në tetor 2022 me një arsenal armësh në Elbasan. Spahiu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje ndërsa miku i tij Preçi akuzohet për veprën penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Advertisement