Kronike
Atentat ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Gjermani
Një shtetas shqiptar është qëlluar disa herë më armë zjarri në Berlin, Gjermani, pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr nga trotuari drejt makinës tip “Audi” me të cilën lëvizte.
Autoritetet gjermane bëjnë me dije se 55-vjeçari shqiptar nga Kosova është plagosur me një plumb në shpatull.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 ditën e sotme, në Friedrichsfelde të Berlinit, ndërsa ende nuk bëhet e ditur identiteti i autorit apo shkaqet, pasi është larguar në drejtim të panjohur. Në automjet nuk kishte persona të tjerë.
Autoritetet gjermane janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes.