Connect with us

Kronike

Atentat ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, plagoset edhe një shitës fruta-perimesh. Makina e autorëve gjendet e djegur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në lagjen “Çole” të qytetit të Vlorës.

Një person që udhëtonte me një Benz ngjyrë gri është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje, e cila më pas u largua me shpejtësi.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 30 vjeçari Kevin Hajrullah, i cili ishte dhe objektivi i atentatit teksa plumbat nuk kanë kursyer dhe 37 vjeçarin Armando Spahiu që shiste fruta-perime në një dyqan pranë vendngjarjes.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Pak minuta pas ngjarjes, mësohet se një automjet është gjetur duke u djegur në autostradën Levan-Vlorë, e cila dyshohet se iu përket autorëve.

Paraprakisht raportohet se i plagosuri Kevin Hajrullah ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi drejt makinës së tij janë qëlluar dhjetëra plumba, gëzhojat e të cilave kanë mbushur trotuarin.

Ndërkohë, për ngjarjen e rëndë ka tronditur edhe qytetarët e Vlorës. Njëri prej tyre, i cili ka qenë jo shumë larg vendngjarjes është shprehur se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat.

“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, thotë ai.

Advertisement