Connect with us

Kronike

Atentat në Shkodër, 2 të vrarë e 2 të plagosur! Vritet vëllai i Ibrahim Licit, plumbat i marrin jetën kalimtares

Qyteti është tronditur nga një atentat të ndodhur në zonën e Dobraçit, duke lënë pas dy të vrarë dhe dy të plagosur rëndë.  Nga informacionet e para viktimë ka mbetur vëllai i Ibrahim Licit, dhe një grua kalimtare

Ndërsa janë plagosur rëndë Arlind Bushat, djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak dhe bashkëshorti I kalimtare që humbi jetën nga plumbat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të ‘5 Heronjtë’ në zonën e Dobraçit

Si ndodhi atentati në Shkodër, dy mjete zunë në pritë Hamza Licin! Pati shkëmbim zjarri

Dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.

Burimet thonë se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.

Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërs ai plagosur ka mbetur edhe Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit.

 

 

Advertisement