Connect with us

Kronike

Atentatet që tronditën Shkodrën/ Policia ‘bastis’ banesat e fisit Lici, sekuestrohen 4 armë zjarri

Shkodra u trondit mëngjesin e sotëm nga një atentat mafioz i cili la pas dy të plagosur dhe dy viktima.

Menjëherë pas atentatit, policia ka ndërmarrë një operacion të gjerë duke bastisur banesat e fisit Lici, ku gjatë kontrolleve janë gjetur katër armë zjarri.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, u shoqëruan disa persona për verifikime, mes tyre edhe Barush Bregu. Në qendër të hetimeve mbetet Ragip Gila, i dyshuari kryesor për ekzekutimin, i cili dyshohet se vepronte për llogari të Lulzim Kullës, dhëndër i familjes Lici.

Në dëshminë e tij të parë përpara hetuesve, Gila është përpjekur ta paraqesë krimin si një hakmarrje personale ndaj Erogen Vasos. “Erogen Vaso më ka kërcënuar, ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. Kam pasur probleme vetëm me të dhe synimi im ka qenë ta godisja vetëm atë”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, tragjedia e Shkodrës ka marrë përmasa shumë më të mëdha, duke rihapur edhe një herë plagën e përplasjeve të dhunshme mes grupeve rivale që prej kohësh e kanë kthyer qytetin verior në arenë të hapur kriminale.

Advertisement