Connect with us

Kronike

Atentati me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur në Shkodër, dyshohet për katër autorë

SHKODËR- Katër autorë dyshohet të kenë marrë pjesë në ekzekutimin e Hamza Licit dhe Arlind Bushatit pasditen e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në makinën ‘Range Rover’ të autorëve ishin dy qitës të cilët kanë qëlluar me breshëri kallashi ndaj mjetit të Licit dhe Hamzait. Ndërkohë, një person i tretë ka qenë duke drejtuar mjetin, ndërsa burimet thonë se është i përshirë edhe një tjetër autor që i ka ndihmuar qitësit të largohen pasi dogjën makinën.

Viktimë e atentatit mbeti Hamza Lici, vëllai i vogël i të fortit të Shkodrës Ibrahim Lici dhe Flutura Basha, një qytetare e pafajshme që po udhëtonte me bashkëshortin e saj me motor në momentin kur ndodhi atentati. Disa orë më vonë humbi jetën në spital dhe Arlind Bushati. Djali Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryebashkiak të qytetit të Shkodrës, që po udhëtonte me Hamza Licin në makinën Benz C- Class me targa kroate. Ndërsa në spital në gjëndje të rëndë është Bashkim Basha, bashkëshorti i Fatbadhës.

Atentati me 3 viktima në Shkodër, zbardhet dëshmia e Safet Bajrit: Nuk kam lidhje, isha në shtëpi me familjen

1730323967_safetbajri.jpg

Rreth 20 persona janë shoqëruar pas atentatit me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Shkodër, të cilët pasi kanë dhënë deklarime janë liruar.

Mes të shoqëruarve ishte edhe Safet Bajri.

Safet Bajri është mbajtur vetëm 2 orë në Policinë e Shkodrës. Në deklarime ka thënë se ka qenë në shtëpi me familjarët e vetë dhe nuk ka asnjë lidhje me atentatin. Sipas tij është i monitoruar në kamera gjithandej në shtëpi, të cilat provojnë se gjatë kohës së vrasjes ka qenë në shtëpi.

Advertisement