Kronike
Atentati me një viktimë/ Gjendet duke u djegur makina e autorëve (FOTO)
Makina e dyshuar e autorëve është gjetur duke u djegur nga flakët pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Vlorë-Fier, ku një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tij tip “Volkswagen”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin Kristjan Markun.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Ndërkohë, vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.