Connect with us

Kronike

Atentati me tritol në Sarandë/ Mbi 10 të shoqëruar, krimi dyshohet se u krye nga dy persona

Policia e Sarandës ka shoqëruar mbi 10 persona lidhur me atentatin me tritol, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Isuf Jaçaj. Gjithashtu atentati dyshohet se u krye nga dy persona. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje edhe banorë të lagjes nr. 3.r

Isuf Jaçaj humbi jetën mbrëmjen e të shtunës në Sarandë, pas tritolit që iu vendos makinës së tij. Viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit” në një ngjarje të ndodhur më 17 korrik 2025.

Advertisement