Kronike
Atentati ndaj 60-vjeçares në Lushnjë/ Shkaku i përplasjes
Një ditë pas ngjarjes ku mbeti e plagosur në një atentat shtetasja Bajame Seneja, policia e Lushnjës ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit. Që pas ngjarjes dhe deri në mëngjes janë kryer kontrolle në të gjithë zonën por pa rezultat. Për këtë ngjarje policia në një komunikatë deklaron se ka të dyshuar shtetasin Armando Hasalla. Ky atentat lidhet me një përplasje që dy familjet me mbiemër Hasalla kanë për pronësinë e një sipërfaqe tokeje. Në 29 korrik të vitit 2021 pas një konflikti midis dy familjeve mbeti i vrarë Romeo Hasalla 30 vjeç ku si autor ishte Kastriot Hasalla, i cili për këtë ngjarje u dënua me 35 vjet burg. Ditën e djeshme në gjykatën e Lushnjës u zhvillua seanca tjetër gjyqësore për bashkëpunëtoret e Kastriotit në ngjarje të cilët ishin vëllai Afrimi dhe djali Marjusi. Në fund të gjykimit gjykata vendosi për Afrime Hasalla 2 vite burg ndërsa Marjus Hasalla 1 vite e gjashtë muaj burg.