Connect with us

Aktualitet

Atentati ndaj biznesmenit Nikulaj, Lala: Dyshohet se u ekzekutua për…

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e biznesmenit Nikulaj në Shëngjin.

Gazetarja Lala tha se drejt biznesmenit është qëlluar me 6 plumba, ku njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup.

“Prokuroria e Lezhës në bashkëpunim me policinë është duke hetuar për të hedhur dritë mbi ekzekutimin mafioz të Ardian Nikulaj. Sipas të dhënave rezulton se një person që ka hyrë i vetëm në ambientet e lokalit, ku ishte vetë biznesmeni 50vjeçar që njëherazi mban postin e kryetari të partisë PSD për qarkun e  Lezhës, një kamarier dhe një roje sigurie që ka qenë tek dera e jashtme e lokalit.

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, Lala zbardh pistat: Dyshohet se u

 

 

Personi është drejtuar nga Ardian Nikulajt, ka qëlluar në drejtim të tij me 6 plumba, njëri e ka prekur në kokë dhe një në trup. Personi është larguar me motor. Nuk ka ende të dhëna për autorin. Për të mos tërhequr vëmendjen ka qenë me skafandë në kokë dhe me jelek fosforeshent, dhe në moment të parë është menduar mos ishte punonjës dhe kur është konstatuar , ai ka qëlluar me armë. Pra e ka pasur të qartë shënjestrën e tij. Prokuroria dhe policia kanë një sërë pistash në tryezë njëra prej tyre është edhe gjakmarrja. Në vitin 2010 vëllai i Ardian Nikulaj është ekzekutuar nga pjesëtarë të fisit Palaj. Një përplasje mes dy fiseve e njohur në qarkun e Lezhës, më pas nga fisi Palaj janë vrarë dy persona, ngjarje kjo e pazbardhur”, tha gazetarja Lala.

Advertisement