Connect with us

Politike

Atentati ndaj Salvator Kaçit? Berisha: Vepër e Ramës dhe Ndreut

Kjo fushatë elektorale ëhstë karaktirizuar nga akte dhune të papara ndaj përfaqësuesve. zyrtarëve dhe deputetëve të koalicionit Bashkë Fitojmë e të Partisë Demokratike. Ne kemi ndjekur një linjë, kemi regjistruar çdo akt terrori, çdo përpjekje masive për blerje të votave, gjer në oferta të bëra sot në mëngjes. Thuaj sa euro do për votën. Këto janë të dokumentuara, të evidentuara dhe për këtë kemi informuar rregullisht vëzhguesit ndërkomëbtar, KQZ dhe organet. Sot unë dola para jush për një rast kriminal të jashtëzakonshëm ku Salvador Kaçja, një nga eksponentët kryesore të PD-së në Lezhë, ish-kryetar në Shëngjin, njeri me reputacion në fushën e sportit, e kanë ndjekur dy makina pa targa. Ai ka qenë bashkë me djalin e tij dhe shoferin. Persona të maskuar, të armatosur kanë dalë nga makina dhe janë bërë gati që të qëllojnë mbi ta. Shoferi i Salvadorit, një ish gardist, ka arritur që të manovrojë dhe të shamngë kryerjen e atentatit. Ata e kanë ndjekur me armë në dorë që t’i vrisnin, nuk kanë arritur, por të gjithë këto janë të filmuara. Mund t;ju them që dje dhe pardje, bandat e Pjerin Ndreut kanë terrorizuar zonë pas zone rrethin e Lezhës. E kanë bërë këtë akt nën shoqërimin e policisë që kalonte afër dhe nuk u thoshte asgjë. Krijonte përshtypjen tek banorët se ajo po bënte sigurimin e bandotëve. Kjo ka qenë ajo që ndodhi në Lezhë që kulmoi me tentativën për eliminim fizik të Salvadorit bashkë me djalin e tij që është shtetas amerikan dhe kishte ardhur të votonte. Është vepër e Ramës dhe e Pjerin Ndreut.

Advertisement