Connect with us

Kronike

Atentati ndaj Ylli Bezhanit/ Flet i vëllai: U vra se i doli para autorit për të mbrojtur djalin dhe nipin

Saimir Bezhani, vëllai i sipërmarrësit të ndërtimit Ylli Bezhani, i cili mbeti i vrarë të dielën në Francë ka zbuluar detaje të reja nga atentatin ku mbeti i vrarë 47 vjeçari dhe u plagosën djali i tij (nipi i viktimës) dhe djali i Ylli Bezhanit.

“Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë. Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, – s’jemi informuar ende nga policia sepse ngjarja është në hetim – erdhi me motor me bateri,  nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë. Im vëlla del ballë përballë personit për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq.” – ka thënë vëllai i viktimës.

Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve.

Saimir Bezhani hedh poshtë versionin që është shpërndarë në media se vëllai i tij është vrarë për shkak të përplasjeve mes grupeve.

“Po hidhet baltë mbi të vdekurin për të shitur një lajm dhe kjo është skandaloze. Vëllai im ka që në 2000 në Bordo. Është sipërmarrës ndërtimi me licencë që nuk e kanë diskutuar as policia në Francë dhe as tatimet. Kur pashë komentet se kështu ndodh me bandat. Djali im, nipi dhe vëllai ishin me pica në dorë. Nëse quhet bandë kur je me pica unë jam i irrituar.” – thotë ai.

Pyetja: Ju thoni se nuk ka asnjë lidhje smes vëllait tuaj dhe çfarë përshkruhet si aktivitet kriminal bandash apo jo

Saimir Bezhani: Unë kam ardhur të hënën këtu pasi mora vesh vdekjen e të vëllait pasi unë jetoj në Bordo. I pashë edhe këtu portalet dhe gazetat e frances por si vura rëndësi pasi e kuptoj racizmin e tyre sa e morën vesh që janë shqiptar por ama që të godasim njëri tjetrin.. Mirë që na goditën me armë, por të na godasin edhe në këtë mënryë, nuk e pranoj dot dhe nuk më vjen mirë. Nuk ia uroj askujt të ndodhë. Ata janë azilantë personat që ishin present.

Pyetja: Në çfarë rethanash ka ndodhur ngjarja. Përse është qëlluar në drejtim të vëllait tuaj. A ka një version, a ke marrë përgjigje?

Saimir Bezhani:  Ky djali, 25 vjeç thuhet nga policia ka ardhur me dy armë në dorë. Ka goditur drejtëpërdrejtë. I ka thënë. Kush jeni ju? I ka drejtuar armën drejtëpërdrejtë. Vëllai im ka dalë përpara dy fëmijëve për ti mbrojtur. Pa asnjë lloj motivi. As policia nuk ka motiv.

Pyetja: A e ka njohur agresorin më përpara, a ishte fytyrë që njihej?

Saimir Bezhani:  Jo për fytyrë e kan ëparë në moment. Djali im dhe nipi e kanë identifikuar në polici. Uroj që të mos I ndodhë atyre kjo që ndodhi ne. Ose verifikoje dhe dakord shkruaje atë që ke gjetur. Vëllai im ka që në vitin 2000 deri të dielën çdo sekondë, e ditë me djersë. Çdo pasuri e ka vënë me djersë. Nuk ka ndonjë pasuri të madhe. Një shtëpi dhe familjen e vet, që është pasuria më e madhe. Ai na vrau me armë të tjerët na vrasin me fjalë e thashetheme.

Pyetja:  Personi që ka qëlluar në drejtim të vëllait vijon të jetë në kërkim?

Saimir Bezhani: Po është në kërkim në interpol

Pyetja: Gjatë këtyre viteve që ju përshkruat aktivitetin e vëllait tuaj a ka pasur probleme me drejtësinë më herët, me çfarë aktiviteti është marë në Francë?

Saimir Bezhani: Është biznesmen ndërtimi që kur ka ardhur. Nga A tek Zh. Ishte sipërmarrës, edhe im vëlla dhe nipi im. Janë sipërmarrës edhe në Bordo dhe në Grenovël!

Pyetja: Keni dyshime që mund të ketë ngatërruar objektiv dhe ka pasur qëllim të qëllojë ndaj personave të tjerë?

Saimir Bezhani: Ka qëlluar edhe në drejtim të tjerëve mbasi ka rënë vëllai im të tokë, me një armë automatik të vogël jo armë të madhe.

Pyetja: Çfarë thotë policia për të emrin? Kemi të bëjmë me një person që ka rekorde kriminal?

Saimir Bezhani: Në momentin që morëm djalin tim për vërifikim i nxorën foto… dhe autori para 5 vitesh ishte po këtu në Francë me precedent, foto policie, për të njëjtën gjë ka qenë në polici.

Pyetja: Ka qenë i dënuar për vrasje?

Saimir Bezhani: Po!

Pyetja: Identitetin nuk ua ka bërë me dije policia?

Saimir Bezhani: Jo sepse refuzojnë… me idenë e hakmarrjes.

Pyetja: A ka pasur ndonjë konflikt fëmijët tu me të?

Saimir Bezhani: Jo kurrë, pjesën më të madhe të kohës nipi im është në Bordo. Këtu vijnë vetëm kur marrin tendera.

Pyetja: Keni ndonjë gjë tjetër për të shtuar…

Saimir Bezhani: I bëj thirrje atyre komentuesve, e para është kolegëve të mi, kam qenë pjesë TV. Mos abuzoni me vdekjen tjetrit. Jemi shqiptarë dhe nuk kemi pse tallemi me njëri-tjetrin.

Advertisement