Aktualitet
Atentati në Don Bosko, gazetari: Mbrëmë vepruan njerëzit e Ervis Martinajt
Gazetari Dritan Laci i ftuar në emisionin Top Talk tha se prapa atentatit me shënjestër Fation Muratin ishin njerëzit e Ervis Martinajt.
Ai u shpreh se lufta mes grupeve kriminale dhe nisur nga kjo ngjarje mund të ketë edhe atentate të ngjashme në vijim.
Laci: Dinamika është ajo që thanë e përdorur në raste të tilla krimi, tani kemi mësuar edhe zonat, vrasin dhe qëllojnë dhe në fund kthehen në zonat e tyre. Përgjithësisht grupe të tilla tani janë bërë më të egër nuk aplikojnë për të marrë leje, për të ditur çfarë pasurie kanë, ata kanë qëlluar pas asnjë lloj frenimi në mos gaboj është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë, kemi dy masakra të tilla të ngjashme, është përfolur shpesh që nga zhdukja e Vis Martinajt. Nëse supozojmë ai nuk jeton më apo është fshehur diku mbetjet e grupit të tij janë bërë erdhe më të egra në kuptimin e luftës, unë nuk do ta uroja por në vijim mund të kemi edhe ngjarje të tilla të ngjashme. Thuhet se Murati ndaluar para disa muajsh me Indrit Doklen, të cilin sipas dëshmive të Dumanit Martinaj kishte paguar një sasi të madhe parash, krijohet një lloj pazëlli për luftën mes tyre.
Nga sulmi i një nate më parë humbi jetën 58-vjeçarja Mimoza Paja dhe u plagosën gjashtë persona të tjerë. E lënduar nga ciflat e xhamit mbeti dhe mbesa e viktimës e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Si ndodhi ngjarja?
Rreth orës 21.00 të së dielës persona ende të paidentifikuar u pozicionuan para lokalit të familjes Murati në rrugën “Anastas Shundi” dhe hapën zjarr drejt tavolinës ku ishte ulur vëllai i Fation Muratit, xhaxhai dhe kushëriri i tij duke qëlluar se paku 15 plumba kallashnikovi. Këto të shtëna rezultuan fatale për 58-vjeçaren Mimoza Paja e cila punonte si banakiere në këtë lokal për të mbajtur familjen. Ndërsa të plagosur mbeten xhaxhai i Fatjon Muratit si dhe 4 klientë që u gjendën rastësisht në vendin e ngjarjes. Ndërsa i vëllai dhe kushëriri nuk pësuan lëndime. Pas ngjarjes në afërsi të fshatit Bubq autorët braktisën makinën tip “BMW”, së bashku me armët e krimit në të dhe i vunë flakën. Makina rezulton e vjedhur para 2 vitesh në Durrës.
Këtë sulm brutal në kufijtë e një sulmi terrorist policia e lidh me të shkuarën e pronarit të lokalit, i cili në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie por që rezulton se e ka thyer. Ai u kap nga policia e Tiranës në tetor të vitit të kaluar në shoqëri të Indrit Dokles duke lëvizur me makinë të blinduar. Më pas ai u vu në pranga pasi rezultonte i implikuar në rastet e dy bazave të armatimit që u zbuluan në Tiranë dhe më herët për to ishte arrestuar Kristian Gjini. Shoqërimin e Muratit, policia e kishte kërkuar edhe pas atentatit në mbikalimin e Fushë Krujës më 17 korrik ku humbi jetën Brilant Martini, Dikler Vata e Besmir Hoxha, pasi sipas policisë ai ishte person që mund te kishte dijeni për ngjarjen.
Edhe jashtë vendit, Fatjon Murati ka precedent ku rezulton i arrestuar për vjedhje dhe narkotikë. Pak muaj më parë prokuroria e Tiranës i vuri në sekuestro preventive rreth 5 milion euro pasuri të cilat dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti kriminal. Ndër pasuritë nën sekuestro ishte dhe bari ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë, një pistë e dytë hetimore është aktiviteti i vëllait të tij, i cili rezulton të jetë kthyer vetëm pak ditë më parë nga jashtë vendit. Ai u morr në pyetje nga policia por nuk iu dha atyre të dhëna të vlefshme që çojnë tek autorët. Por pavarësisht se familja Murati shprehet se nuk ka hasmëri, fakti që rruga e tyre ishte blinduar me kamera sigurie, tregon të kundërtën. Ato u hoqën pak ditë më parë nga operacioni fijet ç’ka me gjasë u shfrytëzua nga atentatorët të sulmojnë në befasi.