Përveç makinës së katër të rinjve që u qëllua me breshëri plumbash edhe një tjetër qytetar i rastësishëm me makinë i ka shpëtuar plumbave.
Kur ndodhi ngjarja më 17 prill rreth orës 21 e 30 edhe një djalë i ri ka qenë duke udhëtuar paralelisht me makinën e tij tip “Ford”, në momentin kur ka ndodhur sulmi ndaj makinës G Class ku udhëtonin katër të rinjtë që ranë pre e atentati.
Makina e të riut ka marrë 1 plumb në kolonën e derës së makinës. Pas ngjarjes i riu është larguar me shpejtësi nga frika dhe është futur në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë për atë çfarë kishte ndodhur. Atij i është marrë dëshmia, por pavarësisht se ka qenë dëshmitar okular, ai nuk ka mundur të shohë apo identifikojë autorët e ngjarjes.
I riu ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka ikur me nxitim nga frika e asaj që ndodhi.
Nga hetimet e deritanishme nga policia rezulton se autorët të cilët dyshohet të kenë qenë dy me motorë, kanë pritur për një kohë të gjatë në zonë ku kanë prishur dhe një gardh metalik afër rrugës kryesore për t’u fshehur. Pas atentatit autorët me motor “Dukati” janë nisur drejt Elbasanit ku kanë humbur edhe gjurmët në fshatra nga ku aty dyshohet se një person i tretë i ka marrë me makinë për t’u larguar.
Policia deri tani ka gjetur 33 gëzhoja në vendngjarje ndërsa 8 plumba goditen makinën G Class. Ndërsa 1 plumb tjetër makinën tip FORD të një tjetër qytetari tjetër të rastësishëm.
Në pyetje është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd.