Kronike
Atentati/ Si ‘e theu’ arrestin në shtëpi Fatjon Murati, pak para plumbave në lokalin e tij
NTV.AL mëson e Fatjon Murati ka qenë para disa ditesh në banesën e tij në Tiranë. Gazetari i NTV.AL bën me doje se ai u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pasi ka firmosur procedurat, , ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.
…
Një mjet tip ‘Passat’ me dy kallashnikovë në brendësi të saj është gjetur në afërsi të Bubqit në Fushë-Krujë. Dyshohet se ky mjet u përket autorëve që kryen atentatin mafioz në lokalin e Fatjon Muratit mbrëmjen e djeshme dhe shkaktuan 1 viktimë dhe 6 të plagosur. NTV.AL siguroi edhe foton e viktimës, Mimoza Paja 58 vjeç e cila nuk ishte objektiv, por u vra gabimisht nga breshëritë e kallashnikovit mbrëmjen e së dielës në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Objektiv pretendohet të ketë qenë vetë Murati pasi para pak kohësh i ishte caktuar masa ‘arrest shtëpie’, gjë që ka vijuar me arratisjen e tij dyshohet drejt Turqisë. Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohen.