Connect with us

Politike

Athina mobilizon ekstremistët e Vorio Epirit për të prishur tubimin e Ramës në Selanik

Nga Ylli Pata

Qarqet ekstremiste greke që kanë një fill të fortë me mazhorancën konservatore në pushtet, po luajnë të gjitha gurët që të trazojnë tubimin e paralajmëruar të Edi Ramës në Selanik për ditën e dielë.Të informuar se do të ketë një pjesëmarrje massive, siç ishte ai i Athinës i pak kohëve më parë, të gjithë grupimet ekstremiste kanë parashikuar një antimiting.

Athina mobilizon ekstremistët e Vorio Epirit për të prishur

I cili është organizuar nga aleatët dhe mentorët politik të Fredi Belerit, përkatësisht guackat protopolitike që kërkojnë “çlirimin e Vorio Epirit”.

Në këtë antimiting nga ekstremistët grekë, është parashikuar që fjalimin kryesor do ta mbajë kryetari i partisë ultranacionaliste greke, Fronti Kombëtar, Dimitris Valasidis. Do të hidhen në rrugë fletushka me shkrimet “Liri për “Vorio Epirin”. Ky person ka marrë pjesë edhe në protesta që janë zhvilluar për çështjen “vorio-epirote” para Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik.

Të zhgënjyer nga jehona fantastike dhe mjaft qytetare e emigrantëve shqiptarë gjatë takimit të Edi Ramës në Athinë, këtë radhë, qarqet nacionaliste greke, janë mobilizuar që të bëhen të gjallë me zhurmë. Në rrugët e Selanikut, kryesisht ku punojnë shqiptarët janë hedhur afishe dhe banera të prodhuara nga punishtet e nëntokës së këtyre qarqeve, për të sjellë një reagim ekstrem.

Synimi është i qartë që të provokojnë shqiptarët, me objektivin që të ketë një përplasje, e cila më pas të përkthehet si një problem apo lajm. Sepse duket që Qirjako Micotaqis, apo edhe nacionalistët e partisë së tij, duan që t’i servirin lajmit që do të hapë Edi Rama në Selanik, që do të jetë i bujshëm, një kundëreagim të ashpër.

Selaniku është qyteti i dytë në Greqi, shumë i rëndësishëm jo vetëm në kulturën dhe ekonominë greke edhe në politikën e saj. Në zgjedhjen e fundit lokale, Micotaqis, humbi pikërisht Athinën e Selanikun. E sipas spin doktorëve konservatorë, kjo humbje i ka ardhë nga Edi Rama pasi doli i fituar me çështjen Beleri. Por situate është më e komplikuar se kaq. Athina e Selaniku janë ndër metropolet më të civilizuara të Geqisë, që i thanë JO, gjuhës gati mesjetare të kreut të Nea Dhimokratia, Qirjako Micotaqis. i cili e vari xhaketën e tij tek një mediokër politik si Fredi Beleri.TemA

Advertisement