Connect with us

Sport

Atletiko dhe Real Madrid ndajnë nga një pikë, tensione në “Metropolitano Stadium”

Derbi i Madridit mes Atletikos dhe Realit të Madridit ka përfunduar në barazim 1-1. Militao i dha avantazhin skuadrës së Ançelotit në pjesën e dytë kur bëri një gjuajtje të shkëlqyer pas një krosimi me goditje standarde.

Ndeshja u ndërpre në mesin e pjesës së dytë kur tifozët e Atletikos nisën të hedhin sende në fushë. Objektivi i tyre ishte portieri Tibo Kurtua i cili ka qenë portier i Atletiko Madrid më parë. U desh ndërhyrja e trajnerit Diego Simeone dhe kapitenit Koke. Gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta.

Advertisement