Connect with us

Rajon

Aty ku gratë paguhen për të vajtuar

Kur  Ionna Sakellaraki-it i vdiq i ati, ajo që jeton dhe punon si fotografe në Londër u kthye në atdhe, në Greqi. Ajo donte të qëndronte disa kohë aty për të përpunuar dhimbjen dhe për të kaluar kohë me të ëmën. Në përpjekjen që ishte duke bërë për të kuptuar dhimbjen e vet, ajo u përballua me ritualet tradicionale të kulturës greke që kanë lidhje me vdekjen. Kështu ajo mësoi për një grup grash të moshuara, që jetojnë në fshatrat e largëta të Peloponezit dhe merren ende me një zanat të vjetër: vajtojnë kundrejt një honorari.

Guidë përmes kultit të të vdekurve

Moirologe quhen këto gra: “Moíra” do të thotë fat dhe “lógos” do të thotë gjuhë. Ato kërkohen të këndojnë dhe vajtojnë në ceremonitë e varrimit në Greqi, duke futur kështu familjet në ritualet komplekse të kultit tradicional grek të vdekjes. Vajtueset ngarkohen që të vajtojnë për një person që nuk e kanë takuar kurrë. Ashtu siç e kanë bërë para tyre vajtueset shekuj me radhë.

oanna Sakellaraki u magjeps shumë prej tyre. Pasi mori një bursë nga Londoner Royal Photographic Society, 31 vjeçarja shkoi në fshatrat ku ndodhen këto gra për të mësuar më shumë për këtë zanat të vjetër.

Projekti i saj me emrin “The Truth is in the Soils” (“E vërteta ndodhet në tokë”) dokumenton jetën e disa moirologeve. Këto fotografi u treguan gjatë muajit tetor në një ekspozitë në Berlin, në kuadër të “Muajit europian të fotografisë”.

Tradita e “këngëve të fatit”

Zanatçijet e vajtimit në gadishullin Mani e kuptojnë punën e tyre si punë për të ndihmuar familjet në zinë e tyre dhe për të shoqëruar të vdekurin në rrugën drejt botës tjetër. Vajet që ato këndojnë quhen „këngë fati”, thotë fotografja, e cila po mbron doktoraturën në filozofi, Sakellaraki kur flet për Deutsche Welle-n. „Ato vijnë nga një traditë e vjetër dhe janë një lloj improvizimi gojor.”

Nga pikëpamja historike, thotë Sakellaraki, “familjet i paguanin këto gra për këtë proces, sepse për ta ishte e rëndësishme, ishte një lloj ndarjeje e rëndësishme kolektive nga personi.”

Moirologjia bazohet tek koret e tragjedive antike greke, tek të cilat këngëtari kryesor fillon vajin, që vazhdohet prej korit. Gjatë shekujve ky zanat është bërë vetëm nga gratë. Dëshmi për vajtuese profesioniste varrimi gjenden edhe në Egjiptin e vjetër, ku dy gra që luanin rolin e motrave- perëndesha Isis dhe Nephtys, ndihmonin gjatë përgatitjes së të vdekurit.

Në Gjermani mbahet fjalim zie 

Vajtues profesionistë dhe fjalimbajtës ka sot në gjithë botën, por duhet thënë se ata e ushtrojnë profesionin e tyre krejt ndryshe, në varësi të kontekstit kulturor. Në Gjermani angazhohen njerëz që mbajnë një fjalim, duke kujtuar të vdekurin në rastet kur ceremonia e varrimit  bëhet pa shoqërimin fetar.

Në pjesë të Afrikës njerëz profesionistë paguen për të derdhur lotë. Romani “Rrugët e vdekjes” i shkrimtarit afrikano-jugor Zakes Mda tregon historinë e një vajtuesi profesionist, Toloki, që shkon nga një koloni barakesh në tjetrën në kohën e aparteidit në Afrikën e Jugut.

Në Rajasthan të Indisë, ekziston një traditë shfrytëzuese, ku gratë e klasave të ulta që punojnë për burrat e kamur dhe shprehin dhimbjen e tyre, që nuk është e pranueshme për anëtarët e familjes për shkak të klasës.

“Ka njerëz që nuk qajnë dot”

Në Kinë ekziston një histori e gjatë e vajtuesve profesionistë, që fillon që në periudhën e Dinastisë Han. Vitet e fundit ky lloj profesioni është ringjallur sërish, ndërkohë që gjatë revolucionit kulturor ishte i ndaluar.

Vajtuesit profesionistë sot në Kinë ofrojnë veç lotëve dhe vajtimit për të vdekurin edhe nderime emocionale ose shfaqje teatrale për të lehtësuar atmosferën e komunitetit vajtues. Një ndër profesionistët më të famshëm të vendit, Hu Xinglian shpjegonte për një reportazh të stacionit radiofonik amerikan NPR: se “ka njerëz që nuk janë në gjendje të qajnë. Prandaj unë ofroj zemrën time, për të kënduar këngën që i prezanton brezit të ri humbjen.”

Rituale vajtimi që tregojnë diçka tjetër

Përdorja e teatrales si mjet për të treguar emocionet është e pranishme edhe sot në traditën greke. Vajtueset e Manit nuk hedhin në tokë lotët si kolegët kinezë, por ato vishen me të zeza dhe mbajnë shalle të qëndisur gjithë art, gjë që u jep atyre një katakter teatral.

“Këto gra bëhen agjente të vdekjes brenda një komuniteti”, tregon Ioanna Sakellaraki. “Ato duhet të shfaqen dhe të luajnë në një mënyrë të caktuar.” Prania e tyre dhe kënga e tyre i krijon mundësinë anëtarëve të familjes së të vdekurit, që të tregojnë hapur emocionet dhe dhimbjen dhe jo t’i fshehin ato. „Kjo do të thotë se ideja e pastërtisë, e katarsis në kulturën greke vjen prej këtij rituali,” plotëson fotografja.

Zia në kohërat e Coronës

15 nëntori është në Gjermani dita kombëtare kur kujtohen të vdekurit. Tema e vdekjes e preokupon shoqërinë sot më shumë se kurrë për shkak të pandemisë Covid -19. Prandaj studimi i ritualeve të zisë në procesin e zisë është më i rëndësishëm se kurrë. Por pikërisht në pandemi ritualet personale dhe private, megjithëse janë të rëndësishme nuk mund të mbahen si zakonisht, për shkak të rregullave të mbajtjes së distancës dhe higjenës.

Tradita e moirologjisë në gadishullin grek Mani rrezikon të humbasë shpejt, pavarësisht nga Corona. Shumë gra që ka fotografuar Ioanna Sakellaraki janë gati njëqind vjeçare. Dhe deri tani asnjë nga brezi i ri nuk e ka zënë vendin e tyre. Po mbase këngët e tyre do të mbijetojnë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rajon

Kreta “pushtohet” nga pluhuri i Saharasë

Kreta është “pushtuar” nga pluhuri afrikan. Drejtoria e Shëndetit Publik të Qarkut të Kretës u ka bërë të ditura qytetarëve masat që duhet marrin për t’u përballur me pluhurin e Saharasë.

Mediat në vend raportojnë se përqendrimet e regjistruara deri më tani të grimcave në ajër janë shtuar.

Universiteti i Kretës dhe Universiteti Teknik i Kretës informojnë se sipas modeleve parashikuese “përqendrimet mesatare ditore të PM10 për ditën e sotme të shtunën dhe të dielën 19.05.2024 do të luhaten në nivele mesatare. (51- 75 µg/m3) për shkak të fenomenit intensiv të transportit të pluhurit nga Saharaja.”

Për këtë arsye, të rriturve me probleme me frymëmarrjen, atyre me sëmundje të zemrës dhe fëmijëve me probleme me frymëmarrjen, u rekomandohet që të kufizojnë çdo ushtrim fizik intensiv, veçanërisht nëse bëhet jashtë.

Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar që të mbajnë maskat me mbrojtje të lartë FFP2, N95 & KN95, duke qenë se ato mund të mbrojnë qytetarët që janë aktivë në natyrë. Përveç kësaj, rekomandohet po ashtu marrja e masave për të përmirësuar cilësinë e ajrit të brendshëm.

Continue Reading

Rajon

Përplasja me RMV, Mitsotakis mesazh paralajmërues: Qeveria e Shkupit duhet të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë për një emision grek në ERT, tre javë para zgjedhjeve europiane të 9 qershorit.

Kryeministri i dërgoi një mesazh paralajmërues qeverisë së re, për çështjen e Maqedonisë së Veriut.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një mesazh paralajmërues qeverisë së re: të ndryshojë linjën që tani e tutje, të respektojë këtë dispozitë qendrore të Marrëveshjes së Prespës, të përdorë vetëm emrin Maqedonia e Veriut brenda dhe jashtë vendit, kur i referohen fqinjit tonë verior”, tha Mitsotakis.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev gjithashtu komentoi situatën, duke thënë se shpreson që politikanët në Maqedoninë e Veriut të kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar.

“Shpresoj që politikanët në Maqedoninë e Veriut ta kenë kuptuar se fushata zgjedhore ka përfunduar. Dhe nëse bisedat dhe sjellja e tyre destruktive shndërrohen në veprime reale, kjo do të thotë qe po e shtyjnë vendin e tyre drejt izolimit, duke e larguar atë nga Bashkimi Evropian”, tha ai.

Continue Reading

Rajon

Vuçiç shtrëngohet me Dodikun në pritje të 8 qershorit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, eshte takuar në Beograd me presidentin e RS, Milorad Dodik dhe tema kryesore e bisedës, sipas Vucic,  ishin marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Serbisë dhe RS-së dhe reagimi i mbarë popullit serb për votimin e rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

“E informova Presidentin Dodik për përpjekjet që po bën Serbia për të mbrojtur interesat jetike kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare, duke përsëritur edhe një herë se miratimi i një rezolute të tillë do të nënkuptonte hapjen e kutisë së Pandorës për e ardhmja duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara”, ka shkruar  Vuçic në llogarinë e tij në Instagram.

Në të njëjtën kohë, sipas fjaleve te presidentit serb, “temë e veçantë diskutimi ishte Kuvendi i ardhshëm i Popullit Serb i planifikuar për 8 qershor në Beograd, për të cilin aktivitete të shumta të përbashkëta, nënshkrimi i memorandumeve dhe marrëveshjeve, si dhe ngjarjet që do të konfirmojnë unitetin e popullit dhe të drejtën e tij për të ruajtur vatrat e tyre, të jenë të tyret, janë rënë dakord dhe mbrojnë të drejtën për të ardhmen e brezave që do të vijnë”.

Continue Reading

Rajon

Tjetër tragjedi në Greqi/ Momenti kur makina përplas për vdekje 22-vjeçarin, koka i fluturon dhe…

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Athinë, në zonën Nea Erythraira, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i cili po udhëtonte me një motoçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës së të enjtes kur makina, duke lëvizur në drejtim të Politia, ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me një automjet që kalonte në të njëjtën korsi trafiku.

Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet momenti i përplasjes, ku 22-vjeçari fluturon disa metra dhe përplaset në një trotuar, aty ku gjeti dhe vdekjen

Sipas dëshmitarëve okularë, i ndjeri  Angjelo Saliu, ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Continue Reading

Rajon

Fabrikat serbe prodhojnë papagallë propagande që rrisin mbështetjen për Moskën

Kur Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska mbërriti në Beograd më 12 maj, një media e quajti atë “sinjal të largimit të vendit ballkanik nga Moska”. Një tjetër nxori një përfundim të ngjashëm. Por shumica e serbëve në Ballkan nuk e shohin kështu.

Presidenti gjithnjë e më autoritar i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është përpjekur të projektojë një imazh neutraliteti ndaj Ukrainës, duke thënë se vendi i tij nuk është “lakeja e asnjërës palë”, ndërsa përpiqet të pozicionohet si një figurë e ngjashme me Titon që është në gjendje të mbajë marrëdhënie miqësore me Perëndimin.

Për të qetësuar miqtë e tij perëndimorë, ai thuhet se ka dërguar disa “armë vdekjeprurëse” dhe ndihma humanitare në Ukrainë – me sa duket të mjaftueshme për të siguruar që nuk do kishte asnjë reagim sado të vogël ndaj veprimeve destabilizuese të regjimit të tij në Kosovë në vitin 2023.

Por çfarëdo që Vuçiç t’i thotë Perëndimit, dy vjet pas fillimit të luftës, serbët në të gjithë rajonin e Ballkanit po mbështesin hapur veprimet e Rusisë.

Një sondazh i Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Ballkanin Perëndimor i publikuar më 14 maj zbuloi se shumica e të anketuarve nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dënojnë agresionin rus në Ukrainë, ndërsa 49% e serbëve e shohin pushtimin si “të justifikuar”.

Një numër i konsiderueshëm i serbëve mbështetën gjithashtu veprimet e Rusisë në Mal të Zi (31%) dhe Bosnje dhe Hercegovinë (27%). Rreth 29% e malazezëve e identifikuan veten si serbë në regjistrimin e vitit 2011, ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë, 31% janë serbë, sipas një vlerësimi të vitit 2013.

Pikëpamjet e tyre i bëjnë jehonë atyre të kanaleve serbe të lajmeve me lidhje të ngushta me regjimin e Vuçiçi, të cilat shpesh transmetojnë propagandë pro-Kremlinit në vende me popullsi të konsiderueshme serbe.

Narrativat antiperëndimore gjejnë terren pjellor mes serbëve, shumë prej të cilëve besojnë se ndërhyrjet ushtarake të NATO-s në Bosnjë dhe Hercegovinë në 1995 dhe në Kosovë në 1999 ishin të pajustifikuara.

Ndonjëherë, kur mbron Kremlinin, Vuçiç e krahason pushtimin rus të Ukrainës me bombardimin e NATO-s gjatë Luftës së Kosovës, megjithëse ka dallime.

Mbështetja e qartë për njërën nga dy anët e luftës ruso-ukrainase është gjithashtu një reflektim i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqiptarët dhe kosovarët mbështesin në masë dërrmuese Ukrainën, ndërsa mbështetja e qartë për Kievin është më e heshtur në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Serbi është minimale (4%).

Arsyeja më e dukshme që Kremlini është në favor të serbëve është fakti se elitat ballkanike si Vuçiq (Serbi), Milorad Dodik (lideri i serbëve të Bosnjës) dhe Andrija Mandiq (Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi) kanë marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, i mbështetur nga mediat lokale dhe ruse dhe nga Kisha Ortodokse Serbe. Këto lidhje shërbejnë si kanale për narrativat ruse dhe formësojnë opinionin publik dhe pozicionet politike në rajon.

Ndërsa shtetet perëndimore ndalojnë kanalet propagandistike të Moskës, Serbia e ka mirëpritur Rusinë, duke e lejuar atë jo vetëm të vazhdojë luftën e saj të informacionit nga zyra e Sputnik Serbisë në Beograd, por edhe duke hapur RT Balkan, e cila ka zgjeruar operacionet e dezinformimit rus.

Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë dezinformimin rus në Ballkan, ai duhet të përballet me epiqendrën e tij: Beogradin, ku janë të bazuara shumë prej organizatave mediatike serbe që papagallëzojnë propagandën e Kremlinit.

Luftimi i mediave të lidhura me Kremlinin është gjithashtu i rëndësishëm sepse Rusia po nxit ndjenjat secesioniste mes serbëve në Republikën Srpska dhe në Kosovën veriore, të cilat përbëjnë një kërcënim për stabilitetin rajonal. Një përshkallëzim i tillë jo vetëm që do të ndikonte në Ballkan, por do të kishte edhe pasoja të rënda për Ukrainën, pasi Perëndimi ka kapacitet të kufizuar për t’iu përgjigjur krizave dhe luftërave të mëtejshme.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING