Connect with us

Pinknews

Aulona Musta “pro” një karantine të dytë: Fatkeqësisht marrim vesh vetëm me “dhunë”

A duhet që Shqipëria të futet në karantinë gjatë festave të fundvitit? Kjo është pyetja që ju shtrua sot të ftuarve në emisionin “Shqipëria Live”.

Një ndër të ftuarit ishte moderatorja e njohur, Aulona Musta, e cila u shpreh se ishte “pro mbylljes së Shqipërisë”.

“Ca të nënën e ca të njerkës”/ Aulona Musta

“Kam punuar nga shtëpia, se e kisha luksin që të punoja nga shtëpia. Pa diskutim që jam një ndër njerëzit e prekur, pasi nuk e bëj dot emisionin që unë dua dhe nuk e kam nisur emisionin në televizion. Pavarësisht pjesës që qejfit që unë tregoj përmes rrjeteve sociale, pasi njerëzit kanë boll hallet e tyre”, tha ajo.

E pyetur nëse është pro një karantine të dytë, Aulona tha menjëherë “po” dhe se ka qenë gjithmonë pro karantinës.

“Ca të nënën e ca të njerkës”/ Aulona Musta

“Unë mendoj se ne nuk marrim vesh ndryshe. Ne nuk dimë të marrim vesh, fatkeqësisht ne marrim vesh vetëm me “dhunë”. Shoh në rrjetet sociale se si bëhen festa pas orës 10 të darkës nëpër lokale. Nëse ka një kufizim, dhe rregullat duhet të jenë të ashpra, jo ca të nënës e ca të njerkës. Kjo karantine e pjesshme nuk quhet, se jeta vazhdon normalisht. Nëse do të vendosja në peshore jetën e njeriut dhe anën ekonomike, peshorja anon te jeta e njeriut”, u shpreh Aulona.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *