Bota
Australia me dorë të hekurt/ Ndalon rreptësisht përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Australia miratoi të enjten ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç pas një debati të fortë, duke u bërë një pikë referimi në mbarë botën me një nga rregulloret më të ashpra që synon Kompanitë e mëdha të teknologjisë.
Ligji detyron tashmë gjigantët e teknologjisë Instagram, Facebook, X, Tiktok etj që të ndalojnë të miturit të futen në këto platforma ose në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 32 milionë dollarë. Një provë për mënyrën sesi ligji do të zbatohet do të fillojë në janar dhe ndalimi do të hyjë në fuqi pas një viti. Shteti do të krijoje një databazë të dhënash biometrike dhe të dhënash shtetërore ndërsa llogaritë active tashmë duhet të mbyllen.
Projekt-ligji për moshën minimale të mediave sociale e vendos Australinë si rast unik por edhe një test global në krye të atyre shteteve rritje ku qeveritë kanë bërë ligje ose planifikojnë të ligjërojnë kufizim moshe në mediat sociale mes shqetësimeve për ndikimin e saj në shëndetin mendor tek të rinjtë.
Vende përfshirë Francën dhe disa shtete të SHBA-së kanë miratuar ligje për të kufizuar aksesin për të miturit pa lejen e prindërve, por ndalimi australian është absolut. Një ndalim i plotë i të rinjve nën 14 vjeç në Florida po kundërshtohet në gjykatë me argumentin se cënohet fjala e lirë.
Miratimi i ligjit në Australi shënon një fitore politike për kryeministrin e qendrës së majtë Anthony Albanese, i cili shkon në zgjedhjet në vitin 2025 mes sondazheve negative për të. Ligji u kundërshtua nga mbrojtësit e privatësisë dhe disa grupe të të drejtave të fëmijëve, por 77% e popullsisë e dëshironte atë, sipas sondazheve të fundit.