Connect with us

Bota

Autobombë, vritet vajza e ideologut të Putinit

Autobombë, vritet vajza e ideologut të Putinit

 Moskë: bombë në makinë vret Darya Dugina, Kievi mohon çdo keqbërje

Një hetim është hapur në Moskë për sulmin në të cilin humbi jetën Darya Dugina, vajza 30-vjeçare e ideologut të Putinit, Aleksandr Dugin.

Në momentin e ngjarjes ajo po ngiste një ‘Toyota Land Cruiser’, e cila shpërtheu teksa po udhëtonte në një autostradë jashtë kryeqytetit rus.

Bashkë me Darya Dugina, analiste politike, po kthehej në shtëpi dhe babai i saj duhej të ishte me të në makinë, por  në momentin e fundit ai vendosi të udhëtonte me një automjet tjetër.

Disa liderë rusë, përfshirë kreun e republikës së vetëshpallur pro-ruse të Donetskut, kanë akuzuar Kievin si nxitës të sulmit, duke ngritur tensionin në nivelet më të larta.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *