Connect with us

Kronike

Automjetet përplasen frikshëm, dy persona të plagosur (PAMJET)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Barrikadave” në Tiranë.

Siç mund të shihni nga pamjet, dy automjetet janë përplasur frikshëm dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas raportimeve të fundit bëhet me dije se dëshmitarët janë munduar të nxjerrin nga makina dy shtetasit e plagosur. Në rrugë ka shenja gjaku, ndërsa policia dhe ambulanca akoma nuk kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu për shkak të bllokimit të rrugës është rënduar trafiku në të gjithë zonën ku ka ndodhur aksidenti./boldnews

Advertisement