Aktualitet
Automjeti përfundon në lumë, infermierja dhe banori i zonës heronjtë e shoferit, e nxjerrin nga makina dhe e rikthejnë në jetë

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Bistricë-Sarandë. Sipas dëshmive të qytetarëve mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe pasi pasojë ka përfunduar në lumë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i një prej banorëve të zonës i cili sapo dëgjoi zhurmë vrapoi drejt vendit të ngjarjes me qëllim për të shpëtuar personat të cilët ndodheshin në mjet.
Në automjet, ndodhej vetëm shoferi i cili me shpejtësi është nxjerrë nga qytetari Vasil Koto. Në ndihmë të tij, ka shkuar edhe një infermiere e huaj, emri i së cilës ende nuk dihet, të cilët kanë bërë të pamundurën me qëllim shpëtimin e këtij qytetari.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme infermierja, së bashku me Koton, por dhe banorë të tjerë të cilët janë bashkuar më pas i kanë dhënë ndihmën e parë qytetarit. Ata e kanë rikthyer në jetë me frymëmarrje artificiale, duke u kthyer në heronjtë e këtij qytetari.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e tij, sakaq pritet një reagim nga Policia me qëllim zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

