Biznes
Automotoparku i parë shqiptar
Automotoparku i parë shqiptar, i cili do të jetë pista e parë në historinë e Shqipërisë me standardet e FIA, merr bekimin në “fushën e betejës”, në takimin e punës që u zhvillua me Z. Manuel Avińo, Zv. President i FIA për Sportin – Evropë, Z. Guido Gaetani D’Aragona, Menaxher Projekti, Zyra e Ndërlidhjes së Klubeve Sportive, FIA – Evropë në prezencën edhe të Z. Niko Leka, President i Auto Club Albania (ACA), direkt mbi pistën Paul Ricard, Francë, ku FIA organizoi FIA Motorsport Games 2022 e ku çdo vit garon F1!
Me mirëseardhjen nga FIA, DPSHTRR shpalosi tërë ecurinë e projektit të AMP (www.automotopark.al), fazat e nisura të punës, procedurat në proces dhe ku me kolegët e FIA u dakordësuan hapat e workshop-it teknik që do të pasojë në Tiranë, ndërsa FIA do të mbështesë edhe me trajnime profesionale!