Connect with us

Kosova

Autonomi për serbët/ Albin Kurti s’ka dobi nga rizgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente

Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, tha se nuk beson qe Albin Kurti “rrezikon zgjedhje të reja” për shkak të zgjedhjes se presidentit, apo ndryshe per nje mandat te dyte per Vjosa Osmanin. Sipas tij,  kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë “ka arritur kufijtë e votës së lirë” dhe se sado që të rritet numri i votave për të në të ardhmen, “asnjëherë nuk mund t’i ofrojë atij dhe askujt komoditetin e vendosjes vetëm për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës”.
“Brukseli dhe Washingtoni kanë vetëm një shqetësim për qeverisjen e Kurtit” – deklaroi Hasani duke theksuar se e gjitha ka të bëjë me “zbatimin e Aneksit të Ohrit, përkatësisht me vënien në jetë të autonomisë serbe, e cila është pranuar nga Albin Kurti në Ohër në vitin 2023.
Sipas Hasanit, forcimi i “atuonomisë serbe” shihet si “e vetmja zgjidhje për mbrojtjen e komunitetit sreb kosovar nga pushteti qendror” dhe se veprimet e qeverisë së Albin Kurtit e kanë përforcuar urgjencën e implementimit të Aneksit të Ohrit për ndërkombëtarët.

Enver Hasani explains the process of electing the president: Without 80 votes in the box, you cannot go to the second round

Advertisement