Connect with us

Kosova

Autopsia/ Ish-bashkëshorti e qëlloi me tre plumba gruan

Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.

Gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

“Tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, bëjnë të ditur burimet për Telegrafin.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.

Ndryshe, një grua shtatzënë, H.M, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga Shtimja, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për procesin e divorcit të 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin.

Advertisement