Connect with us

Kronike

Autori hyri brenda në lokal, DETAJE mbi ekzekutimin e biznesmenit në Shëngjin

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e sotme pak pas mesditës në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikaj. Mësohet se autori i vrasjes lëvizte me motor dhe mbante skafandër në kokë. Bëhet me dije se autori ka hyrë brenda në lokal dhe e ka qëlluar me pistoletë, e më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policise

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e Ardian Nikulaj, i cili ishte pjesë e listës për këshilltar bashkiak në zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes”-njofton policia.

Advertisement