Connect with us

Aktualitet

Av. Ngjela: Sekserët po vijnë vërdallë, duan të blejnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK -ut

Shqipëria po përmirësohet; por ajo ende në lëngim është.
Shqipërinë e shkatërruan banditët e Beogradit me politikanët që drejtuan Shqipërinë në vitet 90. Këta bsnditë të pështirë i shkatërruan Shqipërisë 500 uzina dhe fabrika me paratë e Beogradit.
Por akoma dhe sot këta po dalin si hajdutë; pikërisht këta që janë të korruptuarit e Serbisë, po na bëjnë një moral prej hajduti dhe vrasësi bashkë, në të gjitha televizionet e Shqipërisë.

Po nuk kanë se ku të shkojmë, sepse tani shumica e të korriptuarëve të lartë jane të akuzuar për korrupsion në SPAK. Dhe procesi do të vijojë derisa të jenë shfarosur në Shqipëri këta banditë që donin të shfarosnin Shqipërinë.
Por Shqipërisë i morën të keqen.
Dhe tani vijnë vërdallë. Por SPAK do ta çojë luftën kundër tyre deri në fund – dhe kjo është e sigurt.

Prandaj të korruptuarit e blerë nga Beogradi, Moska dhe Athina për të shkatërruar Shqipërinë, tani nuk kanë më asnjë shpresë, se janë të mundur nga drejtësia SPAK, që është mgritur kundër tyre.

Por ditë për ditë të korriptuarit e lartë po bëhen qesharakë; dhe më të degraduarit janë ata që dalin nëpër televizione dhe me paratë e korrupsionit paguajnë të shiturit që flasin kundër SPAK – ut.

Dhe për SPAK-un këta po na thonë qe e drejton Rama; kurse ekspertët dhe këshilltarët amerikanë që janë të angazhuar në SPAK, qeshin me mendjengushtësinë e liderëve të inkriminuar të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Dhe këta të korruptuar dhe hajdutë njëherësh nuk po kuptojnë dot asgjë. Prandaj po vijnë vërdallë me paratë nëpër duart e sekserëve të tyre që duan të blejnë prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK -ut.

Por ndërkohë, këta të korruptuarit e lartë janë futur në një hall dyfish: sepse, në një krah po punon SPAK kundër tyre; kurse në krahun tjetër janë sekserët që po u vjelin paratë e vjedhura për të blerë SPAK -un; para këto që në fakt ua kanë vjedhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar të Shqipërisë me anë të korrupsionit të lartë shtetëror.
Por na duhet ta theksojme se eliminimi i plotë i tyre sigurisht që do të sjellë historinë e re të Shqipërisë.
Dhe koha sigurisht që do ta përmbushë këtë detyre që ajo ka për prosperitetin e shoqërisë shqiptare: për drejtësinë, për ngritjen e moralit shoqëror në Shqipëri dhe për pasurimin e shqiptarëve brenda standardit të Bashkimit Evropian.

Advertisement