Connect with us

Aktualitet

Agjerimi dhe efektet pozitive në trup/ Studiuesi i shëndetit: Është një kirurgji pa bisturi

Studiuesi i njohur i shëndetit dhe mjekimeve tradicionale Altin Joka, foli sot në një program për avantazhet e agjërimit dhe efektet pozitive në trupin e njeriut.

Megjithëse shumë doktorë modernë refuzojnë të pranojnë aftësinë e rekuperimit natyral të trupit gjatë mungesës së ushqimit të jashtëm, Joka i cili banon në Suedi, tha se ka shumë presion dhe nxitje nga industria mjekësore e farmaceutike për të hedhur poshtë praktikat e tradicionale apo holistike të kurimit.

“Shumë njerëz të shkencës kanë dalë kundër hulumtimeve që refuzojnë avantazhet e agjërimit por këto shpeshherë bëhen qëllimisht dhe janë vetëm korrelacione, pra teori pa elementë faktikë të pakontestueshëm”, tha Joka, duke shtuar se ne studimet me dy grupe njerëzish, ata që agjërojnë dhe ata me një jetë të pashëndetshme me duhan, alkool apo pije me gaz, u pa se personat që agjëronin ishin më të shëndetshëm fizikisht.

”Unë jam marrë prej 12 vitesh me qindra studime, duke hulumtuar benefitet e agjërimit dhe nga ajo që kam parë, mund të them se sot agjerimi është një kirurgji pa bisturi”, shtoi Altini.

“Sikur të mblidhen të gjithë, mjekë, doktorë, spitale, nuk mund të krahasohen me benefitet e agjerimit për trupin. Gjatë gjithë historisë së njerëzimit, njerëzit kanë agjëruar ne periudha madje dhe disa ditore, romakët e lashtë madje edhe kafshët kur sëmuren nuk ushqehen, pra diçka kanë ditur.”

“Dikur njerëzit konsumonin dy vakte në ditë, ndonjëherë një, gjyshërit tanë gjithashtu, dhe patjetër ia kanë ditur vlerat”, theksoi Altini, duke bërë krahasimin me shoqërinë aktuale të konsumit, që siç po dëshmojmë prodhon vetëm ushqime te kontaminuara, sëmundje dhe shitje ilaçesh që nuk shërojnë.

Shumë klinika private në botë pasi kanë parë benefitet që jep agjërimi, e kanë ndërthurur si një praktikë mjekësore tek pacientët e tyre, tha më tej Joka, prandaj agjërimi ose privimi i ushqimit duhet të përfshihet si praktikë mjekësore në çdo spital.

Joka shtoi më tej gjatë bisedës se thyerja e agjërimit ose Iftari gjatë muajit të Ramazanit nga besimtarët, nuk duhet të përfshijë pije me gaz apo me sheqer dhe kalori të larta, pasi këto hedhin poshtë punën shëruese të bërë gjatë periudhës së agjërimit.

“Në hapje të iftarit në krye të tavolinës shikon pije me gaz dhe njerëzit që kanë kaq orë pa sheqer, i konsumojnë ato dhe hedhin gjithë agjerimin përtokë. Së dyti, shihen tavolina të mbushura me pak sallata dhe pak fruta, dhe me romstek të gatuara në friturë, ose me qofte, apo me bakllava dhe shëndetlie, të cilat sërisht zerojnë efektin e agjërimit në trup.

“Nuk ka vlerë agjërimi ushqimor nëse konsumohen këto lloj ushqimesh”, theksoi ai.

Por si duhet të konsumohet ujit gjatë agjërimit, që njerëzit të mos kenë etje?

“Uji duhet pirë me ndalesa dhe shumë ngadalë që të bëjë ciklin e tij dhe të absosbohet më mirë nga trupi” nënvizoi ai.

”Syfyri më i mirë do të ishte: tre hurma arabe, dy gota ujë dhe një frut. Ndërsa mirë do ishte dhe kosi me hurma arabe, tërshërë, një vezë e zier apo fruta. Mund të kemi gjithashtu një domate të plotë, një kastravec, dy lugë gjizë pa kripë. Ndërsa iftari nuk duhet ngrënë në sasi dhe mbi të gjitha nuk duhet ngrënë shpejt. Mund të konsumohet një supë jo shumë e nxehtë, me perime, mish pule apo kërpudha, pak mish por jo përditë, një sallatë dhe si ëmbëlsira fruta të freskëta apo fruta arrore, pa harruar konsumin e ujit”, shtoi Joka.

Biologu Yoshinori Ohsumi ka marrë çmimin Nobel në 2016 për zbulimin e procesit trupor të njohur si “autofagia”, e cila nis pas rreth 24 orë agjërimi, kur trupi i njeriu automatikisht pastron, ha ose eliminon çdo qelizë të dobët, të sëmurë ose më pak të nevojshme, prej mungesës së ushqyesve nga jashtë

Advertisement