Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë informacion nga Drejtoria e Burgjeve mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital.
Avokatët i janë drejtuar zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me kërkesën për informacion dhe dokumentacion mbi shoqërimin e klientit të tyre në një vizitë mjekësore më 17 Korrik 2025.
Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në paraburgim në IEVP Durrës prej datës 12 Shkurt 2025 dhe kishte kërkuar më herët trajtim të nevojshëm shëndetësor. Avokatët nënvizojnë se kjo vizitë, pasi i është refuzuar disa herë, së fundmi, sipas tyre, u miratua në shkelje të protokollit mjekësor.
Në kërkesën zyrtare të avokatëve mbrojtës kërkohet transparencë mbi procedurat e ndjekura, forcat e angazhuara dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në institucionin shëndetësor, si dhe të gjithë planin e masave për këtë shoqërim.