Connect with us

Kronike

Avokati i familjes së Martin Canit: S’ka transparencë të plotë për ngjarjen nga shteti

Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Canit, ka dhënë detaje lidhur me hetimet rreth ngjarjes pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.

Ai shprehet se nuk ka pasur transparencë të plotë për ngjarjen nga ana e organeve shtetërore.

Më tej ai zbulon se familjarët e Martin Canit kërkojnë të njihen me pamjet filmike, për të gjetur qetësinë që meritojnë.

“Familjarët e Martin Canit kërkojnë drejtësi. Çështja është se nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë. Ngjarja duhej të ishte zbardhur. I vetmi institucioni i pavarur që ka bërë punën ka qenë media. Shpresoj se drejtësia dhe policia të bëjë punën e saj.

Nuk ka transparencë dhe kontradiktë mes deklaratës së parë dhe asaj të djeshme. Vetë deklarimet e të dëmtuarit në këtë rast, Luisit, i cili ka deklaruar se është goditu nga një person tjetër, është gjë e rëndë. Duhej të ishte zbardhur rasti.

Familjarët kërkojnë të njihen me pamjet filmike, për të gjetur qetësinë që meritojnë. Është kërkuar dhe babai i vikimës do të thirret si dëshmitarë. Duhet të bëhet sa më shpejt. Prokuroria duhet të orientojë mekanizimin hetimore dhe duhet bërë në një kohë rekord për shkak të sensibilitetit të ngjarjes”, tha avokati.

Advertisement