Connect with us

Politike

Avokati i Mediut: Për ne nuk është shkaku i shpërthimit ajo që nxori ekspertiza

Avokati i Fatmir Mediut, Saimir Visha ka komentuar vendimin e GJKKO-së për refuzimin që bëri në lidhje me dëshmitarët që mbrojtja kërkoi të thërriste për çështjen Gërdeci. Visha pas përfundimit të seancës së sotme, e konsideroi këtë fakt si një standard të dyfishtë. Ndërkohë që theksoi se se shkaku i shpërthimit të Gërdecit, nuk është ai që nxori ekspertiza.

“Lidhur me provat e kërkuara prej nesh, Gjykata vendosi që do të vendosë, ndërkohë me ato që kërkoi Prokuroria u shpreh dakord. Ky është një standard i dyfishtë, e padrejtë. I kemi thirrur këta dëshmitarë dhe duhet të na jepet e drejta për t’i thirrur të gjithë pa përjashtime. Gjykata duhet të kishte marrë këtë vendim sot, arsyet pse kemi kërkuar riekspertimin… Gjykata nuk dha përgjigje. Për ne është një subjektivizëm i pamerituar. Në kërkimet tona Gjykata është e detyruar të shprehet menjëherë, me pranim apo rrëzim. Kjo që bëri Gjykata nuk është një akt procedurial, ligji nuk ia lejon. Për pjesën që Gjykata ndërmori negativisht për personalitetet politike, rrëzimi ishte i papranueshëm, sepse ne e kemi bërë të ditur përse do thirreshin. Edhe përmasa e figurës së tyre personale dhe politike, duhet të rivlerësohej nga Gjykata. Vetë vëmendja që i ka dhënë SPAK këtij Kazusi, interesimi, natyra politike e subjektit, tejkalimi i kohës së ligjshme, janë për mua tregues të natyrës politike të rastit. I keni me shkrim qëndrimet tona. Janë thirrur 6 ekspertë të huaj dhe janë pranuar vetëm 3. Nuk është e vërtetë për ne ajo që kanë nxjerrë ekspertët si shkak për Gërdecin,” tha Visha.

Advertisement