Connect with us

Kosova

Avokati i shuan shpresat Vuçiçit/ Zbulon frikën që po përballet Serbia

Kryeparlamentari I Kosoves,  Glauk Konjufca në konferencën pas takimit që pati me presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, tha se Serbia e pandëshkuar për sulmin në Banjskë “ka për ta përsëritur” skenarin e luftës, por këtë radhë ai paralajmëroi se ajo do ta bëjë në përmasa më të mëdha.

E në lidhje me këtë temë ka folur edhe avokati Spartak Ngjela dhe sipas tij, nuk ka rrezik për aggression të ri të Serbisë kundër lirisë së Kosovës si edhe theksoi se nuk ka më asnjë forcë ndërkombëtare, politike, shpirtërore dhe morale që të ndërmarrë një sulm të ri si ai i Banjskës kundër Kosovës.

“Serbia është një shtet i mundur në luftë nga Kosova dhe është në rrugën e saj drejt shpërbërjes nacionale. Historia e Serbisë në periudhën 1990 – 1999 ishte tragjedia që ajo vet krijoi, dhe i dha mundësi historisë së Shqipërisë të hynte me forcë drejt Shqipërisë etnike, kur NATO filloi sulmin ajror kundër Jugosllavisë në 24 mars 1999” – deklaroi Ngjela.

Sipas avokatit në Ballkanin Perëndimore janë dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova dhe se ligësia shekullore antishqiptare e Serbisë ka përfunduar.

“Serbia sot është në një tronditje psikike. Me Banjskën ajo mendoi do ta merrte Kosoven me nje nderhyrje rrufe por u tremb nga NATO” – THEKSOI Ngjela duke shtuar se Beogradi sot ka frike se Shqiperia mund ta bëjë padi për dëmshpërblim që duhet t’i kërkohet Serbisë për gjenocidin, dhe krimet qe ajo ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Beogradi është shumë e shqetësuar nga meraku që vjen nga pyetja: a do te ngrejë Shqipëria padi për dëmshpërblimin që duhet t’i kërkohet Serbisë për gjenocidin, dhe krimet qe ajo ka kryer kundër shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1990 – 1999, dhe sidomos gjatë masakrave të Milosheviçit në vitin 1998 – 1999? Ja, kjo është frika e Serbisë, sepse shuma e dëmit material dhe njerëzor që i është krijuar Kosovës nga reprezaliet dhe krimet është llogaritur të jetë nga 22 e deri në 30 miliardë dollar. Kjo është sot historia e re që duhet të fillojë në Ballkanin Perëndimor, por gjithçka do të varet nga forca dhe predispozita kombëtare e Shqipërisë” – potencoi avokat Spartak Ngjela.

Advertisement