Aktualitet
Avokati kallëzim për Nokën në SPAK: Më ka kërcënuar me jetë
Pasi bëri me dije se këtë javë do të dorëzojë në SPAK një kallëzim penal ndaj Flamur Nokës për ‘aferën e pasaportave’, avokati Idajet Beqiri deklaroi në “Studio Live” në Report Tv se është kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonatave nga persona të caktuar.
Duke kujtuar dosjet e kallëzimeve penale të cilat i ka dorëzuar në SPAK, Beqiri tha se Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë më shpejt për hetimet, duke shtuar se duhet t’i caktohet mbrojtje e posaçme.
“SPAK-ut i kanë shkuar këto informacione dhe në vend që të merret kaseta dhe të fillojë veprimtarinë BKH, aq më shumë se kur shikon se elementë të tillë pasi e kanë mbushur mirë xhepin me para janë gati të djegin parlamentin.
Të mbash sehir në një situatë të tillë dhe të mos e ndjekësh krimin deri në fund, na pret neve që t;i cojmë kallëzimet. Kur ia cojmë kallëzimet minimumi të na marrë në mbrojtje nga këta kriminale që na mbytën me telefonata drejtpërdrejtë, na mbytën me kërcënime do të zhduk atë do të zhduk këtë”- tha Beqiri.
“Kam patur kërcënime në telefon, terrorizëm i vërtetë, më thonë do të vëmë minat ty. Me mesazhe dhe me emër e mbiemër i kam këtu. Jo vetëm 1 apo 2 po disa kriminelë. Mjafton t’i hapësh facebook-un aty janë tipikë kriminelë”- deklaroi avokati.