Rajon
Avokati serb jep alarmin: Ky është plani i Serbisë me Rusinë
Serbia padyshim po përgatitet për luftë. Kështu mendon avokati serb Cedomir Stojkoviç I cili para pak ditësh bëri homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.
Ai ka bërë një ndërlidhje në mes Serbisë dhe Rusisë, përfshirë këtu edhe Kinën dhe planet e tyre për destabilizim të rajonit.
Sipas Stojkoviç, armatimi dhe ‘pasuria’ që posedon aktualisht Serbia, janë pothuajse të gjitha me prodhime Kineze dhe Ruse.
“Aleksandër Vuçiç sapo ka shpallur planet e reja për ushtrinë serbe me sisteme raketore AA nga Kina, sasi të mëdha të dronëve vetëvrasës nga Irani, sistemet e bllokimit elektronik nga Rusia, blerjet e mëdha të mjeteve luftarake ‘Lazar 3’ dhe ‘Milos’, prodhuar në Serbi, dhe kthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi”, ka shkruar avokati.
Sipas tij, krejt këto po ndodhin pas shumë ngjarjeve të përbashkëta që shënoi Serbia me Rusinë, Hungarinë dhe Republikën Serbe që të trija vende jo mike të Perëndimit.
“Rusia po përgatit konflikte të reja dhe një prej tyre po përgatitet në Ballkan përmes Serbisë. Aleksander Vuçic po përgatitet aktivisht për këtë plan, si dhe për konflikte të tjera në botë, për të cilat informojen Vulin-FSB-Putin”- ka shkruar avokati Stojkoviç.