Connect with us

Shkrime

Avokati serb pranon se Kosova është shtet/ Serbia duhet ta paguaj, është humbëse e luftës

Para disa ditësh në debatin e ashpër dhe kundërshtues në skenën politike serbe rreth Plan-Propozimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, u përfshi edhe avokati i shquar serb, Sead Spahoviç.

Ai tha se marrëveshja “është e mirë” dhe se normalizimi i marrëdhënieve “duhet të bëhet” rruga e drejtë për anëtarësimin e të dyja shteteve në Bashkimin Evropian .

Sipas avokatit serb, “Beogradi nuk ka kurrfarë sovraniteti në Kosovë” dhe se “Kosova do të vazhdojë rrugën e saj mëvete” sepse “është shtet me kushtetutë, institucione, territor dhe popull që jeton atje”

Është normale që pala humbëse e luftës së Milloshevicit  të vuajë pasojat, theksoi Spahoviç, por kundër kësaj janë politikanët dhe mediat në Serbi, duke harruar se në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ne vitin 2010, thuhet se “pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.

“Ky argument përdoret vetëm kur qeveria dëshiron tju ‘pickojë hundët’ qeverive të kaluara që kontribuan në pavarësimin e Kosovës”, tha ai për median.

“Duke u nisur nga fakti se Kosova fitoi luftën dhe Serbia u tërhoq nga ai territor, si dhe prej verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë , rrjedh se Kosova është shtet” – deklaroi   Sead Spahoviç

Në lidhje me kundërshtimet që Presidenti i Serbisë i bën një aspekti të Nenit 4 të Plan-Propozimit të BE’së, se nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, Spahoviç e sheh si të parëndësishme.

“Anëtarësimi në OKB nuk është parakusht për Kosovën që të ketë statusin e të qënit shtet”, tha ai, dhe se beson që është tejet e rëndësishme që palët të pranojnë marrëveshjen dhe të normalizojnë marrëdhëniet.

Por, përsa i përket kundërshtimit serb të anëtarësimit të Kosovës në OKB, ai ka edhe një këndvështrim tjetër.

“Kjo duhet të shihet nga pikëpamja psikologjike dhe mitologjike, që janë komponent i rëndësishëm për secilin komb”.

“Serbia i referohet Kushtetutës së saj të vitit 2006, të miratuar shtatë vite pasi Kosova u shkëput dhe që e sheh atë provincë autonome brenda Serbisë, ndonëse në këtë referendum shqiptarët jo vetëm që nuk morrën pjesë, por nuk u numëruan as si banorë”. – deklaroi avokati serb.

Sipas tij, “Të gjitha improvizionet e Kushtetutës serbe nuk kanë të bëjnë fare me realitetin dhe janë shprehje e një neuroze kolektive që injoron faktet përmes një mekanizmi primitiv difansiv, i ashtuquajturi mohim i realitetit”, u shpreh mes tjerash Spahoviç duke theksuar:

“Preambula e Kushtetutës, si dhe teksti dhe betimi i Presidenti të Republikës nuk janë burime të së drejtës, prandaj përmendja e Kosovës në këto formulime nuk ka rëndësi reale”.

Avokati serb theksoi se vetëm përmes anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kosova dhe Serbia do ti zgjidhin problemet e tyre të ndërsjella

“Duhet të kemi parasysh se në Serbi ka rezistencë të madhe ndaj anëtarësimit në BE, një vetëdije mitike armiqësie ndaj Perëndimit, dhe mbi të gjitha veprimet malinje të Rusisë, janë burimi kryesor i problemeve në Ballkan ku Serbia është e përfshirë”.

Në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe frikës se ajo mund të shndërrohet në një “Republika Srpska”, Spahoviç, tha se kjo nuk është arsye e mjaftuehsme që të lihet minoriteti serb në Kosovë pa garanci serioze dhe mbrojtje ligjore brenda një formati serioz ligjor”.

 

 

 

 

Advertisement