Kosova
Avokati serb tregon çfarë fshihet pas lojës Vuçiç-Radoiçiç/ Nuk ka nevojë për prova
Rasti i Milan Radoçiçit u aktualizua sërish pasi Serbia së fundmi kërkoi nga Kosova që t’i ofrojë të gjitha provat e mbledhura nga autoritetet e Prishtines për rastin e konfliktit të armatosur në Banjskë. Kosova nga ana e saj e refuzoi këtë kërkesë, duke iu referuar ligjeve të saj dhe faktit se edhe Beogradi zyrtar refuzoi ekstradimin e Radoiçiqit në Kosovë. Bashkëbiseduesi i medias serb ‘Nova-s’, avokati Ivan Niniç, vlerëson se me lëvizje të tilla presidenti serb Aleksander Vucic vetëm po i blen kohë vetes para ndërkombëtarëve.
Prej gati një viti, hetimi i Beogradit ndaj Radoicicit nuk ka ecur përpara, përkundër presioneve të bashkësisë ndërkombëtare, prandaj ndoshta në këtë këndvështrim duhet parë edhe kërkesa e autoriteteve gjyqësore serbe për ndihmën e Prishtinës.
Duket se koha tani për tani është blerë, por mbetet pyetja se çfarë do të ndodhë me hetimin kundër Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe dhe njërit prej njerëzve më të fuqishëm në veri të Republikës së Kosovës.
Vuçicit tani I duhet të peshojë se çfarë të bëjë me Radoiçicin. Nga njëra anë është presioni i komunitetit ndërkombëtar që do të jetë edhe më i fortë, por, nga ana tjetër, vështirë se Vuçic do të heqë dorë nga një prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt. Nuk përjashtohet që historia rreth Milan Radoiçiqit të “mbyllet” me ndonjë marrëveshje ku ai do të dënohej me disa vite burg, por do të kompensohej mirë me pas për këtë. Ai mbeti pa vilë në liqenin e Gazivodës, por mori një vilë në Dedinje, dhe kompanitë që kishte në pronësi morën shumë tendera nga shteti. Tani pyetja është nëse Radoiçic, milioner, do të pranonte të sakrifikohej dhe të ishte në burg” – theksoi avokati Ivan Ninić, i cili gjithashtu tha se ekziston edhe një mundësi tjetër, ajo e ndonjë marrëveshje diplomatike e prapaskenave e lidhur me Milan Radoiçicin, që në njëfarë mënyre do t’i kënaqte të gjitha palët.