Connect with us

Aktualitet

Avokati zbulon detajet: PowerPoint-i i Beqajt nxit debatet dhe..

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë u mbyll pa dëshminë e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe duke qenë se afati i mbaroi mesnatën e së enjtes palët nuk përgatitën as raporte. Avokati Besart Logu i ftuar në një emision televiziv thotë se nga dështim, padyshim që opozita humbi kredo politike, pasi sipas tij mazhoranca e ka pasur qëllimin të qratë që në fillim, bllokimin e punës së komisionit.

Logu tha se dy ditët e fundit e futën komisionin një rrugë pa krye. Sipas tij, Beqaj nuk kishte përse të dëshmonte me power point.

“Komisionet hetimore parlamentare janë mjete që i përdorin dhe kryesisht i shërbejnë opozitës, janë ato që kërkojnë ngritjen e një komisioni. Ai komision dështoi për shumë arsye, sidomos nga insistimi i pasens. Më ka bërë çudi Ndreca, që e futi diskutimin në vorbullën e power point, po mohohet fjala e lirë. Jo vetëm komisioni, po çdo autoritet që të thërret për të dëshmuar të vë në dispozicion mjete, persona kur je ti në pamundësi për t’u shprehur. Beqaj nuk është se ishte i pamundur për t’u shprehur dhe i duhej poër point. Ishte një ngërç dhe një rrugë pa krye. Edhe mbrojtja doli e keqe por edhe komisioni i ngritur nga opozita nuk rezultoi gjë.
Padiskutim opozita. PS e ka pas të qartë qëllimin dhe se si do e realizojë përmes bllokimit të komisionit”, tha Logu.

Por, nga ana tjetër gazetari Anri Bala thotë se ligji nuk e përcakton se në çfarë forme jepet dëshmia.

“Opozita dhe drejtuesja e komisionit u kap pas power point. Çdo veprimtari ligjore lë pasojat e veta, ligji kryesisht, edhe drejtësia, njeh parimin e precedencës. Nëse ti nuk e lejon Beqajn, nuk e thotë ligji që do ta thotë dëshminë në këtë formë dhe nuk e lejon kjo tjetra. Opozita dhe mazhoranca kanë luajtur në këtë pjesë”, tha Bala.

Advertisement