Pinknews
“Babai do na vriste…”/ Gjesti tregon periudhën e vështirë në familje: Motra s’kishte liri
Pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova dhe ftesës për të marrë pjesë në Big Brother VIP Albania, Gjestit i është publikuar rrëfimi i jetës, duke zbuluar sfidat dhe vështirësitë që ka kaluar.
Ai ka folur hapur për periudhën e tij të vështirë në shkollë, ku nuk kishte pasur rezultate të mira, duke përsëritur klasën e tetë dhe duke e lënë shkollën pas klasës së 10. Megjithatë, ai theksoi se gjithmonë kishte pasur pasion për muzikën dhe ky ka qenë fokusi i tij kryesor.
Gjesti tregon se ka bërë shumë gjëra që e kanë zhgënjyer dhe lënduar familjen e tij, ndërsa shpjegon se ka qenë i bullizuar dhe shpesh është quajtur gay nga njerëzit.
Si pasojë, Gjesti ka qenë i detyruar të bëjë një pauzë të gjatë prej nëntë muajsh për shkak të gjendjes së rëndë shpirtërore dhe fizike që ka kaluar pas kësaj periudhe.
Gjesti ka ndarë gjithashtu raportin e tij të tensionuar me babain.
Ai ka treguar se, kur i dërgonte bukë babait të tij, ai e hishte jashtë bukën. Gjesti tregon gjithashtu se ka marrë veturën e ish-menaxherit dhe ka larguar familjen ga babai.
Një moment tjetër që e preku shumë ishte kur Xheneta i kishte thënë që “të dashurën ke dëshirë ta mbash mbyllur”. Kjo e kishte prekur shumë, pasi ai tregoi se motra e tij ka qenë e mbyllur në shtëpi deri në moshën 23-24 vjeçare, nuk kishte pasur lirinë e saj dhe nuk kishte miq. Gjesti vendosi që ta merrte motrën afër tij dhe t’i jepte lirinë që ajo kishte nevojë për të jetuar.
Ai përfundon duke thënë se është lutur shumë për çdo gjë dhe ka besim se, me zemër të mirë dhe punë të palodhur, gjithçka do t’i vijë nga Zoti.